Ish-deputetja dhe moderatorja Grida Duma ka shuar zërat për rikthimin e saj në politikë, duke hedhur poshtë thashethemet që qarkullonin, se do të emërohej zëvendeskryeministre e Ramës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duma ironizon personat që sipas saj përhapën thashethemin, duke thënë se këta të fundit “i caktuan pazarin”, “i gjetën sponsorin”, madje edhe pozicionin që do të mbante. 

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Megjithatë, Duma thekson se nuk do t’i zërë askujt vendin në qeveri.

Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, shprehet ajo.

Sa i takon rikthimit të saj në politikë, Grida Duma thotë se nëse do të ketë një vendimmarrje të tillë, nuk do t’i bjerë portës së askujt, por do të hyjë nga porta e saj.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk do t’i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë, nëse do të kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

Duma u ndal edhe te zhvillimet e fundit në PS, duke thënë se ministrat, deputetët dhe drejtuesit e tjerë shqetësohen për karrigen e tyre, ndryshe nga qytetarët që kanë si shqetësim, vendimin për të qëndruar apo për t’u larguar nga Shqipëria.

“Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendojnë se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do të dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh, nëse kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, thotë Duma.

Tërthorazi Grida Duma u ndal edhe te protesta që zhvillohet prej afro 3 muajsh në Tiranë, duke shtuar se një individ i vetëm nuk e bën dot ndryshimin, por duhet të lidhet një besë e madhe.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar, për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cilido qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ, për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Ish-deputetja thotë se politikanët nuk duhet të shqetësohen nga emrat që vijnë nga jashtë, por nga ajo çfarë shqetëson realisht shqiptarët.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë dhe shqetëson establishmentin politik, se mos dikush po vjen dhe tregon pasigurinë e tyre. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë pyetjen, a ka ende vend në Shqipëri apo jo, jo emri im”, përfundon Duma.

Ishte pikërisht Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ai që artikuloi publikisht se kishte dëgjuar thashethemin që Grida Duma do të emërohej zëvendëskryeministre e Ranës. Ai e etiketoi Dumën si “Nora e Kelmendit”, e cila do të kthehej “në çadrën e Pashait”, sipas tij jo për ta vrarë, por për ta mikluar, duke shtuar më tej, se “të gjithë kthehen në fund, atje ku kanë dashur të jenë në fillim”.


LËR NJË KOMENT

SPAK-u ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Hyseni është në krye...
/ Sep 22
Nga Mentor Kikia Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe NASA-s, u transmetua nga Ministria e Jashtme dhe mediat shqiptare si një ngjarje e madhe, sikur Shqipëria do të eksplorojë Hënën, Marsin...
/ Sep 23
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Sekuestrimi i celulari i Ergys Agasit, tashmë i arrestuar nga policia, ka zbardhur një komunikim konfidencial me ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hysenin. Ajo i shkruante: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi...
/ Sep 23