Momenti i arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi u përhap në media pothuaj brenda pak minutash. Me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra ai u vu në pranga. Në disa prej fotove të bëra shfaqet i hutuar në makinën e policisë. Patrulla e ka ndjekur nga Elbasani, në Peqin, Rrogozhinë e më pas drejt Durrësit deri sa u ndalua në Plepa. Gjatë kësaj rruge patrullës i janë shtuar forcat Operacionale. Me pranga në duar ka pritur ndërsa i bëhej kontrolli makinës ku u gjetën edhe 4 mijw euro. Bashkë me të u ndalua edhe Uljan Shpataraku, ish-polic. Agasi e Shpataraku u mbajtën në ambientet e DVP-së në Durrës dhe më pas u transferuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Agasai u dërgua në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Buja mediatike dhe kamerat ishin përsëri në aksionin e arrestimit të Agasit, ashtu si edhe te i Metës. Ndjekja e tij nisi sapo makina u fut në pikën kufitare të Morinës ndërsa kthehej nga Kosova. Ai ishte në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë së Lirisë sikurse kishte bërë edhe njoftimin publik. Makina u ndalua nga agjentët operacionalë në afërsi të Kamzës. Ndryshe nga Agasi, Meta bëri rezistencë, ndërsa u mor me forcë nga agjentët. Detajet e arrestimit dolën qartë në media. Arrestimi i Agasit e Metës kanë bërë jo pak bujë në media.

Emri i Agasit sipas SPAK-ut lidhet me 7 vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria ka urdhëruar edhe sekuestrimin e mjetit tip “Audi RS6” me të cilin ai udhëtonte në çastin e arrestimit bashkë me Shpatarakun, me vlerën e 80 mijë eurove. Më herët atij i është sekuestruar edhe një automjet tjetër luksoz, tip “Range Rover”. Avokati i tij, Maks Haxhia deklaroi se ende nuk i është vënë në dispozicion dosja hetimore.

Pasi e vizitoi në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” Haxhia tha: “Ky është një takim i parë dhe po përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur më arrestin dhe kushtet e arrestimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike, pasi nuk ka prekur financat publike, nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.”

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5