Nga Mentor Kikia

Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe NASA-s, u transmetua nga Ministria e Jashtme dhe mediat shqiptare si një ngjarje e madhe, sikur Shqipëria do të eksplorojë Hënën, Marsin e më tej akoma. Por çfarë është “Marrveshjet Artemis”, që nënshkroi Shqipëria? Ajo u krijuan në vitin 2020 nga SHBA-ja. Qëllimi është arritja e një traktati ndërkombëtar që synon: Përdorimin paqësor të hapësirës, sigurinë e misioneve, transparencë, shkëmbimin e të dhënave shkencore, regjistrimin e mjeteve hapësinore, shmangien e ndotjes në hapësirë, përdorimi me kriter i pasurisë natyrore të Hënës, ndihma në raste emergjencash etj etj. 73 vende i janë bashkuar kësaj nisme. Shqipëria ishte i 73-ti.

Tani, për ta thjeshtuar marrëveshjen, në lidhje me Shqipërinë, marrëveshja nënkupton:

Nëse ne shkojmë në Hënë:

* Të mos ndërtojmë atje një bazë ushtarake.

* Të mos rrethojmë një copë Hënë dhe ta quajmë “tokë e zënë”.

* Të mos hedhim mbetje teknologjike në orbitë, pasi ndotja hapësinore po bëhet një problem.

* Anijet tona kozmike duhet t’i regjistrojmë tek “Drejtoria e Transportit Hapësinor”, që të pajisen me “targa”.

* Nëse misionet tona hapësinore shikojnë një ekip amerikan, rus apo kinez që ka probleme, duhet ta ndihmojnë.

* Kur të shkojmë në Hënë, mund të marrim materiale atje për studime, por jo të ngarkojmë anijen tonë me gurë dhe rërë.

Marrëveshja synon të vërë pak rregull në mesin e vendeve që kanë kapacitete eksploruese. Në themel, ajo synon SHBA-në, Kinën dhe Rusinë, tri vendet me potencialet më të mëdha për misione hapësinore.

Kina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen. Në mesin e nënshkruesve, përveç SHBA-së dhe disa vendeve që janë duke investuar dhe kanë kryer misione në këtë fushë si; Britania e Madhe, India, Kanadaja, Japonia, BE-ja me Agjencinë Europiane të Hapësirës, të tjerët janë si puna jonë. Do të shkojnë në Hënë kur të vendoset linja e urbanit Kaliforni – Hënë, vajtje-ardhje.

Marrëveshja krijon edhe hapësira për kërkime të përbashkëta mes NASA-as dhe Instituteve Kërkimore Shkencore në këtë fushë. Por, që ne të përfitojmë nga kjo hapësirë, duhet më parë të krijojmë këto institutet.

Kaq është Historia!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10