Të jepet masë arresti dhe pezullimi nga detyra ndaj Drejtorit të SHISH kur është akoma në funksion shteteror është shumë e rëndë dhe fyese për çdo shqiptar që kërkon një farë dinjiteti nga shteti. Nëse ke akuza i përcillen tjetrit në rrugë informale, jep dorëheqjen dhe masa ndaj tij jepet kur nuk është në detyrë. Çfarëdolloj respekti apo dinjiteti që mund të kesh vetë dhe nga partnerët bie në tokë me ngjarjet e sotshme. Por e kuptoj që nuk është faji i SPAK, por I atyre që Rama ka vendosur në funksione të larta. Nuk besoj që kreu i SHISH nuk e dinte që ndaj tij po ngrihej akuzë. Nëse nuk arrin të dijë as këtë gjë publike që ndodh në institucionet shqiptare atëherë nuk është fare për të qenë në krye të SHISH. Në këto kushte duhet ta jepte vetë dorëheqjen pa pritur masën e ndalimit. Nuk ke pse ndyen institucionin që drejton. Për fat të keq Shqipëria është mbushur plot me drejtues institucionesh pa pikë dinjitetit. Duke filluar nga ministra që nuk japin dorëheqje dhe pezullohen nga detyra, në bashkiake që nuk japin dorëheqje por drejtojnë nga burgu e duke përfunduar tek Rama vetë që bie në gjunjë ndaj Kryeministrave të huaj.

Nuk mund të ndërtosh shtet ligjor e të drejtë nëse nuk ke dinjitet personal. Rama nuk e ka një të tillë dhe si rrjedhojë i gjithë shteti që drejton është pa pikë dinjiteti ku çdokush e ndjen që mund të abuzojë dhe çdo normë morale lihet jashtë derës së institucionit. Duke mos patur asnjë kod moral dhe duke patur në dorë një pushtet është e logjikshme pastaj që të abuzosh me atë pushtet duke u kthyer në një kriminel te rëndomtë. Rasti më i fundit ku Drejtori i SHISH dhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u jepet masë ndalim në lidhje me një grup të strukturuar kriminal si ai i Ergys Agasi është thjesht prova që Rama nuk di të bëjë shtet dinjitoz dhe të drejtë. E ka të pamundur. Ashtu është gatuar. Fatkeqësi për një pjesë të mirë të shqiptarëve që nuk e kanë kuptuar akoma.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10