Sekuestrimi i celulari i Ergys Agasit, tashmë i arrestuar nga policia, ka zbardhur një komunikim konfidencial me ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hysenin. Ajo i shkruante: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.” apo edhe mesazhe si: “Të gjithë ne”. E parapërgatitur se si mund të shkonin punët, Hyseni shkruan: “Do përfundojmë keq, shpirt.” Nga aplikacioni “Signal”, ka patur një komunikim të vazhdueshëm mes tyre me zë e video, po edhe plot raste kur ai nuk i kthente përgjigje. Sipas “News 24” pavarësisht heshtjes së Agasit, ajo është treguar e gatshme t’i japë informacione të nivelit të lartë.

Hyseni e informon Agasin se kur do takohej me kryeministrin Edi Rama. “Nesër duhet ta takoj km ne 8:30″, i shkruante Hyseni Agasit. “News 24” zbardh bisedën ku Hyseni ka folur me mesazhe me Agasin edhe për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hitën. “Skënderi më thirri me u taku të hënën … Të shpresojmë që ka porosit km…”, shkruan Hyseni në mesazhin dërguar Ergys Agasit. Me Hitën nuk ishte njësoj si me ish-drejtorin Proda, edhe ai tashmë është thirrur nga SPAK-u.

Me qëndrime kundër organeve të drejtësisë, në një sms të zbardhur nga “Report TV” shkruhet: “Krejt këta që na kanë bërë këtë dua që të paguajnë”. Komunikimi i tyre ka vijuar edhe përgjatë 8 muajve që Agasi ishte në arrati deri kur u kap te zona e Plepave në Durrës. Hyseni nuk është kursyer me informacione. Ajo i raportonte edhe për zhvillimet e pritshme në politikë. Hyseni shkruante se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte në të njëjtin klan me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ajo i tregonte Agasit se Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi. “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen hetimore.

Hyseni është nën hetim për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, do të dalë të enjten para Gjykatës së Posaçme.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11