Gogo.al është një media e pavarur që i sjell audiencës hulumtimin e vendimarrjeve të politikës shqiptare. Kjo platformë online rigjallëron edhe njëherë formën klasike të të bërit gazetari, atë të Watchdog Journalism në kushtet e flukseve çoroditëse, false apo me agjenda të dyshimta të informacionit.
Çfarë fshihet pas vendimeve që marrin politikanët në hapësirat shqiptare, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e çdo qytetari është këndi kritik ku mbështetet çdo shkrim që do të lexohet në këtë faqe, ndërsa shtyllat mbeten marrëdhënia e politikës me ligjin, me shoqërinë dhe me demokracinë.
Nevoja për gazetari cilësore dhe të thelluar është rritur, duke sjellë në këtë mënyrë thirrjen e fortë të opinionit publik për t’u informuar me fakte dhe për t’u orientuar saktë në vendimarrjet e tij. Kërkimet do të jenë të përqëndruara te prapaskenat e politikës, te grupet e interesit, te korporatat dhe lobimi.
Ekipi i gogo.al zbaton profesionalisht parimet e Kodit të Etikës në krijimin e përmbajtjeve mediatike që publikon. gogo.al ka nisur procesin e certifikimit ndërkombëtar nga Journalism Trust Initiative. Shiko për më shumë raportin e transparencës.
Si funksion i brendshëm yni është edhe njohja e nevojave të audiencës dhe shërbimi ndaj saj, duke organizuar kërkime, anketa, sondazhe, fokus grupe etj., për çështje me interes publik.
Ne financohemi nga donacione të ndryshme apo dhurime që vijnë nga qytetarë që kërkojnë gazetari të pavarur, duke shmangur konfliktin e interesit që mund të kenë këto forma me temat për të cilat hulumtohet si dhe duke bërë transparent çdo dhurim.
Llogaridhënie e politikës shqiptare kundrejt opinionit publik. Kjo është agjenda jonë mediatike.
NIPT: M11711452G – Telefon: +355695821840 – Adresa: Rruga “Ndre Mjeda”, Apartament Nr.6, Shk.1, Kati 3, Pranë ish-Parkut të Autobusëve, Tiranë, Shqipëri
EKIPI YNË:
Valmora Gogo – Themeluese, drejtuese
Me një eksperiencë 20-vjeçare në media, Valmora Gogo ka qenë pjesë e redaksive të mediave shqiptare (“Shekulli”, “Panorama”, “A1Televizion”, etj.). Në vitin 2021 me një grup gazetarësh Gogo themeloi medien investigative gogo.al. Me një përvojë disavjeçare si pedagoge, Dr. Gogo është pjesë e stafit akademik të Kolegjit Universitar Bedër, autore e disa publikimeve shkencore në fushën e komunikimit dhe gazetarisë në Shqipëri dhe Kosovë, mes të cilave libri “Editoriali në shtypin shqiptar”.
Adresa e emailit: valmoragogo@gmail.com Nr. i celularit: +355 69 582 1840
Aksel Mana -Videoeditor & Fotograf
Ka rreth 3 vite eksperiencë në fushën e fotografisë dhe videografisë, duke punuar në krijimin dhe montazhin e materialeve vizuale për projekte të ndryshme kreative dhe digjitale. Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve në POLIS University, në degën Shkenca Kompjuterike, duke kombinuar anën kreative me njohuritë teknologjike. Ka eksperiencë në menaxhimin e mediave sociale dhe realizimin e projekteve videografike me background-e të ndryshme, nga përmbajtje promovuese deri te projekte kreative dhe konceptuale.
Bleona Zela- Gazetare
Ka përfunduar studimet në profilin Shkenca Komunikimi pranë Kolegjit Universitar Bedër. Angazhimi i saj për kauzat sociale është evident përmes vullnetarizmit të saj në sektorin e marketingut dhe komunikimit të ndërmarrjes sociale RecycAl dhe përfshirjes së saj në programe dhe seminare të shumta trajnimi, përfshirë ato të mbështetura nga Lëviz Albania, Giz Albania dhe Qeveria Gjermane.
Xhuana Hida – Gazetare
Prej fillimit të studimeve për Gazetari dhe Komunikim Multimedial është angazhuar profesionalisht si gazetare pranë redaksisë së Gogo.al. Pasioni i saj për median dhe informimin e publikut reflektohet edhe në pjesëmarrjen aktive në aktivitete si Panairi i Edukimit Mediatik dhe Informativ, Debati “Mbyllja e Rrjeteve Sociale vs Edukimi Mediatik” si dhe në trajnime të ndryshme mbi marketingun rrjetëzor dhe edukimin mediatik.
Emiljana Xhaka – Videoeditore
Teksa formohet për Shkenca Kompjuterike, Emiljana ka shfaqur një pasion të spikatur pas teknologjisë dhe përmbajtjeve digjitale, duke u zhvilluar profesionalisht edhe në editimin e përmbajteve mediatike audiovizuale në Gogo.al. Ajo është pjesëmarrëse aktive në “Google Developer Group” dhe “WomenTechMakers”, një program global që mbështet gratë në teknologji.
Izmir Hoxha – Videoeditor
Ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” si dhe në Akademinë e Arteve te Bukura (UART). Me një eksperiencë 7-vjeçare, Hoxha ka fituar aftësi në ideimin dhe krijimin e videove, fotove dhe montazh. Ai ka punuar prej disa vitesh për prodhim kontenti për rrjete sociale dhe menaxhim imazhi për kompani dhe figura të ndryshme publike.
Ekspertë të kontraktuar:
Jona Kaso – Gazetare
Ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Komunikimi në Kolegjin Universitar Beder dhe studimet Master në Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing, me 5 vite përvojë në gazetari në media. Prej një viti gazetare investigative në televizionin kombëtar MCN TV për emisionin “Ajsberg”.
Klaudio Agolli – Gazetar
Ka përfunduar studimet Bachelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, Shqipëri dhe Studime Master për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Europiane të BE-së në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Gazetar me eksperiencë në Hashtag.al por edhe eksperiencë si Analist i të Dhënave të Cilësisë në Delmon Group Albania.
Klodian Manjani – Gazetar
Pasi mbaroi shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, u diplomua si përkthyes i gjuhës gjermane në Universitetin e Tiranës. Ai ka një diplomë Master në Institutin e Studimeve Evropiane të Tiranës për Politikë dhe Qeverisje në BE. Redaktor dhe më pas kryeredaktor në gazetën sportive “Sporti & Basti” dhe redaktor në median online Hashtag.al.
MBËSHTETJE FINANCIARE


Projekti për studimin dhe diskutimin e “Rolit dhe ndikimit të medias audiovizive në mbrojtje të shëndetit mendor” mbështetet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Projekti “Më mëso dhe mua- 12 histori të edukimit gjithëpërfshirës” mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Projekti “GogoCast – Youth and Election” mbështetet nga Fondacioni Konrad Adenauer.

Projekti “Çfarë po mendon? Një Media për ty, Ti për median” mbështetet nga Journalism Fund.

Projekti “Çfarë bëjnë më mirë të tjerët? Ndryshimi i mendësisë së redaksisë dhe i praktikave të raportimit” mbështetet nga SoJo Europe, një program partneriteti midis Transitions, Journalismfund Europe, SEENPM, Constructive Institute dhe Bashkimit Evropian që promovon Gazetarinë e Zgjidhjeve.

Projekti kërkimor “Dezinformimi në hapësirën digjitale shqiptare – Një analizë e përditësuar e sfidave dhe zgjidhjeve” mbështetet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Projekti “Mendo Z- Gjenerata Z, Novacioni dhe Shoqëria” mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.