Stilisti Simon Weckert ka krijuar një bluzë shumëngjyrëshe kamuflazhi, e cila krijon iluzione optike, duke mos lejuar kamerat e sigurisë që funksionojnë me “AI” të shquajnë fytyrën e njeriut që e ka veshur. E emërtuar “Digital Camouflage”, bluza synon të ngatërrojë sistemin e zbulimit të objekteve të fuqizuar nga “AI”, duke ndryshuar mënyrën se si sistemi identifikon një person.

“Sistemet e “AI” përbëhen nga disa shtresa dhe nuk e shquajnë dot se çfarë është një njeri. “AI” arrin t’i perceptojë njërëzit si algoritme dhe imazhe, jo si qenie. Në shtresat e para, sistemi analizon skajet, kontrastet dhe gradientët e teksturave; ai analizon modele që i ngjajnë pjesëve të trupit: siluetën e kokës dhe shpatullave, përmasat e gjymtyrëve në raport me bustin dhe vazhdimësinë e konturit të trupit në krahasim me sfondin. Njeriu për kamerën e sigurisë që funksionon përmes “AI” është një grup statistikash vizuale dhe pikërisht kjo është dobësia e saj”, tha Weckert.

Bluza përdor një kombinim ngjyrash të ndezura dhe forma imazhesh, për të ngatërruar sistemet e “AI”, në mënyrë që të mos e njohin atë që shohin si njeri.

“Të dyja, ngjyra dhe modeli ndërveprojnë mes tyre, si një mekanizëm i vetëm kundër kamerave të sigurisë me “AI”, por jo kundër syrit të njeriut.Ngjyrat e forta aktivizojnë fuqishëm shtresat e para të rrjetit, ndërsa format që mbivendosen prishin vazhdimësinë e konturit, kështu që sistemi i zbulimit nuk arrin më t’i bashkojë pjesët në një figurë të vetme,” sqaron Weckert.

Weckert e zhvilloi modelin e bluzës duke përdorur inteligjencën artificiale. Ai testoi versione të ndryshme duke përdorur një metodë të AI-së të ngjashme me procesin e provës dhe gabimit, të njohur si një “adversarial loop”.

“Modeli u zhvillua në një cikël të gjatë provash, ku krijova versione të ndryshme, duke ia paraqitur sistemit. Kështu, masja nëse sistemi arrite ta shquante njeriun dhe bëja ndryshime derisa niveli i sigurisë së “AI” në kamera binte plotësisht”, tha Weckert.

Weckert e testoi bluzën duke përdorur programin “YOLO”, një sistem me burim të hapur për zbulimin e objekteve në kohë reale, i bazuar në inteligjencën artificiale, shkruan DeeZen.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13