“A i keni dhënë materiale sekrete Ergys Agasit?”

Mjaftoi një pyetje që mesa duket i vuri gishtin në plagë ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit që t’i kundërvihej gazetares së News24 Klodiana Lala, ndaj së cilës hodhi akuza sikur ishte takuar me agjentë serbë. Pa u intimiduar, gazetarja Lala vijoi me pyetjet ndaj Hysenit, duke kërkuar prej saj një përgjigje se çfarë marrëdhënieje ka me Ergys Agasin dhe përse u shkarkua nga Albin Kurti. Vlora Hyseni zgjodhi të heshtë teksa iu drejtua godinës së qeltë të Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj. GJKKO-ja me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj Hysenit masën “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprat penale “Zbulim të të dhënave sekrete’  dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me Ergys Agasin.

Pas aludimeve të ngritura nga Hyseni në adresë të saj, reagimi i gazetares Klodiana Lala ishte i menjëhershëm, duke e cilësuar rastin si shantazh për shkak të detyrës.

“Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh, për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj. Në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë dhe për këtë Hyseni do të duhet të përballet me drejtësinë.Kam folur me avokatin Dorjan Matlija për të bërë gati materialin dhe për t’ia dërguar SPAK-ut”, deklaroi Lala.

Të shumta kanë qenë reagimet në solidarizim me gazetaren Lala, ku organizatat që mbrojnë të drejtat e punonjësve të medias, gazetarë dhe politikanë të shumtë e cilësojnë rastin intimidim, për shkak të detyrës. 

“Incidenti ngre shqetësime për keqpërdorimin e mundshëm të autoritetit ose informacionit të inteligjencës. Përdorimi i informacionit të siguruar përmes strukturave të inteligjencës për të frikësuar ose diskredituar një gazetare do të cenonte konfidencialitetin e burimeve dhe raportimin e pavarur”, reagoi SafeJournalists.

Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri dënon me ashpërsi deklaratën e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.

“E konsiderojmë të papranueshme që pyetjeve të gazetarëve një ish-përfaqësuese e lartë e shtetit t’u përgjigjet me sulme personale dhe insinuata që cenojnë integritetin profesional dhe mund të vënë në rrezik sigurinë e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Po ashtu, reagime pati edhe nga Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët dënuan aktin.

“AGSH i bën thirrje Zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje”.

“Deklarata të tilla mbartin vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit edhe kur vijnë nga persona nën akuzë dhe si mbartës të një statusi si ish-titullare e shërbimit inteligjent”, thekson UGSH.

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Vlora Hyseni përmes kundërpërgjigjes ndaj Klodiana Lalës shkeli dy herë ligjin, duke shprehur bindjen personale se akuzat ndaj Lalës janë të pavërteta.

“Në radhë të parë, ajo ka bërë një skandal, duke shkelur dy herë ligjin. Në rast se kjo gjë do të ishte e vërtetë dhe shefja e SHISH-it ishte në dijeni, ajo ka dekonspiruar një operacion të fshehtë, në të cilin SHISH-i po ndjek një gazetare. Është një shkelje ligjore, përveç shkeljes së etikës. Por, padyshim që kjo nuk është e vërtetë”, thotë Blendi Fevziu.

Në radhët e politikanëve kanë reaguar vetëm deputetë dhe funksionarë të opozitës, të cilët e cilësojnë intimidim dhe shantazh ndaj fjalës së lirë, ndërsa askujt nga mazhoranca nuk i bëri përshtypje një reagim i tillë ndaj gazetares.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7