Pronari i barit ku humbën jetën 40 persona gjatë një zjarri shkatërrimtar në natën e Vitit të Ri është arrestuar nga autoritetet zvicerane. Sipas “The Sun”, Jacques Moretti, 49 vjeç, bashkëpronar i lokalit “Le Constellation” në Crans-Montana, u vu në pranga për shkak të rrezikut të arratisjes, ndërsa bashkëshortja e tij, Jessica Moretti, po hetohet në gjendje të lirë.

Çifti akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia, si dhe për shkatërrim provash pas ngjarjes tragjike. “The Sun” raporton se ata dyshohet se kanë mbyllur llogaritë e rrjeteve sociale të lokalit gjatë orëve kritike kur operacionet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri shpërtheu pasi fishekzjarrë dekorativë të përdorur brenda lokalit prekën tavanin, duke shkaktuar një përhapje të menjëhershme të flakëve. Brenda pak minutash, klubi i vendosur në bodrum u përfshi nga një “flashover”, duke bllokuar dhjetëra të rinj brenda.

“The Guardian” thekson se kjo tragjedi ka tronditur thellë Zvicrën dhe është konsideruar si një nga fatkeqësitë më të rënda në historinë e vendit. Më shumë se gjysma e viktimave ishin adoleshentë, disa vetëm 14 vjeç, ndërsa gjithsej 119 persona mbetën të plagosur, shumë prej tyre me djegie të rënda.

Zvicra mbajti një ditë zie kombëtare, me një minutë heshtje dhe tingujt e kambanave në të gjithë vendin. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë, si dhe liderë nga Franca dhe Italia, vende që humbën gjithashtu shtetas në këtë tragjedi.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe kushtet e sigurisë në lokal, përfshirë funksionimin e daljeve emergjente, përdorimin e mjeteve kundër zjarrit dhe punimet e rikonstruksionit të kryera vite më parë. Hetimet pritet të zgjasin, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi për humbjen e të afërmve të tyre.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7