Richard Grenell  ka përgenjështruar lajmin e djeshëm të Hashtag.al që fliste për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin Rama.

Në një reagim që ka bërë në platformën X, Grenell për arsye që veç ai mund ti dijë, i është referuar portalit Politico.al të Alfred Lelës, ndonëse ky portal, ka bërë ripublikim korrekt, me citim dhe nuk ka përgjegjësi editoriale për shkrimin.

Hashtag.al, e di për fakt se zotit Grenell i ka shkuar shkrimi i Hashtag.al, me linkun e Hashtag.al, nga të paktën dy burime. Arsyet pse ai vendnos të implikojë zotin Lela i di vet ai, por Hashtag.al merr përsipër të gjithë përgjegjësinë editoriale të shkrimit të vet dhe në detyrimin profesional po e publikon të plotë reagimin e zotit Grenell. Lexo KËTU.

Ndërkohë statusin e Grenell e ka shpërndarë edhe djali i presidentit Trump, Trump Jr.

Postimi i Richard Grenell:

I dashur @AlfredLela,

E kuptoj që je vetëm disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Kam ndjekur zgjedhjet tuaja në heshtje nga distanca, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e NATO-s për Amerikën (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe pushuar). Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet.

Shënim: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Hashtag.al“.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11