Ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është deklaruar si i zhdukur nga familja e tij. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, nëna e tij, shtetasja me inicialet M.Sh ka bërë kallëzim pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë duke bërë të ditur se ka humbur kontaktet më të birin. Pas njoftimit policia ka nisur veprimet për sqarimin e ngjarjes, duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit. Shima më herët është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Si humbën milionat e AKSHI-t?

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “Syri TV” ka përfshirë kryministrin Edi Rama në skandalin e zhdukjes se 15 milion eurove duke e mbrojtur çështjen. 1 vit më parë Arben Ahmetaj denoncoi se Edi Rama e kërcënoi që të qepte gojën për milionat e vjedhura te AKSHI! Shima u kërcënua pasi u thirr nga SPAK si deshmitar kyç i tenderave korruptive! Financimi sipas Ahmetajt është bërë për laboratorët e AKSHI-t që fituar nga kompania e baxhanakut të Ramës dhe se SPAK-u nuk ka e ka hetuar, madje janë grisur edhe 2 fletë-arreste. Ahmetaj e konsideron zhdukjen e milionave një vjedhje ku mjafton të shihen regjistrat doganorë për të verifikuar se me çfarë çmimi janë futur në vendin tonë pajisjet e laboratorëve dhe pse janë faturuar 10-fish më shumë.

Shkelja e dytë, dëshmon Ahmetaj është se projekti është bërë pa tender të hapur, madje nuk është botuar fare si thirrje për aplikim. “E ka marrë kompania “First” dhe “Folloë the money” e lidhur me kryeministrin Edi Rama”, -tha Ahmetaj. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë u do qejfi… “Pyetje për gazetarët investigativë: Si është fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompania e baxhanakut”, deklaroi Ahmetaj.

“Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, -tha Ahmetaj.

Një tjetër fakt që zbardh Ahmetaj është qarkullimi i një video-përgjimi që ndodhet në SPAK ku implikohet bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama e shihet qartë ndikimi i saj mbi drejtuesit “kukulla” të Agjencisë. Bashkë me zonjën Rama, akuza ka patur edhe për kryeministrit, Ergys Agasin, pranë kryeministrit, “I cili thonë se komandon praktikisht gjithë aktivitetin e AKSHI-t”-shton Ahmetaj.  

Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë. AKSHI është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike. Drejtuesja e agjencisë Mirlinda Karçanaj, është marrë për disa orë në pyetje më 19 mars 2024 në ambientet e SPAK-ut e po në të njëjtën ditë ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10