Vetëm dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet në SHBA dhe diskutimet, ankesat apo hetimet mbi problematikat e zgjedhjeve të kaluara ende s’kanë përfunduar. Së fundmi, një burrë nga Kolorado po përballet me akuzën se ka bërë kërcënime me vdekje ndaj disa zyrtarëve zgjedhorë, një gjyqtari dhe agjentëve të zbatimit të ligjit në vitin 2021 dhe 2022.

Siç shkruan Washington Post, Teak Brockank u arrestua të premten e 23 Gushtit. Një agjent special i FBI-së ka deklaruar se hetuesit kishin vënë re postimet e bëra nga 45-vjeçari në dy faqet e internetit të mediave sociale me prirje konservatore, Rumble dhe Gab. Ata verifikuan se Brockbank përdorte emrin “Teakty4u” dhe përmes këtyre llogarive ai kishte kërcënuar disa zyrtarë.

FBI gjithashtu deklaroi se kohët e fundit Brockbank kishte shfaqur përsëri një interesim të vazhdueshëm për dhunën ndaj zyrtarëve publikë si dhe për mbajtjen paligjshme të armëve të zjarrit. Teak Brockank rezulton se është akuzuar më parë për përdorimin e armëve të zjarrit në mënyrë të paligjshme, pasi në Gusht të vitit 2023, atij iu refuzua blerja e një arme.

Kërcënimet që çuan në arrestimin e Brockankut

Brockanku i ka nisur postimet e tij kërcënuese që në Korrik të vitit 2022. Në një postim në Rumble ai u shpreh se njerëzit në Kolorado dhe në Arizona duhej të ekzekutoheshin. “Njerëzit duhet t’i marrin gjërat në duart e tyre.“- shkruante ai sipas NBC-së.

Më pas ai shkroi mbi gjykatësit dhe forcat e rendit. “Ne do të duhet të kujdesemi vetë për këta njerëz. Forcat tona të rendit janë të paaftë. Gjykatësit tanë janë të paaftë. George Sorosi ka paguar për kukullat qe po drejtojnë shtetin tonë. Është koha që populli amerikan të fillojë të eliminojë ata që ne e dimë se janë fajtorë. Nuk ka rrugë tjetër!”- shkruan ai. Brockanku shton: “Sapo këta njerëz të fillojnë të vriten, atëherë pjesa tjetër do të shkrihet si flokët e dëborës dhe do të kthehen kundër njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme. Është koha.”

Ai denoncoi gjithashtu miliarderin George Soros si dhe themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg duke thënë se ata po financonin përpjekjet për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhje. Mes atyre që Brockbanku dyshohet se kërcënoi me emër është dhe Sekretarja e Shtetit të Kolorados, Jena Griswold. “Unë jetoj në Koloradon komuniste dhe kjo liberale e çmendur dhe shumë të tjerë, duhet të varet nga qafa derisa të jetë e vdekur, e vdekur, e vdekur.”- dyshohet të ketë shkruar Brockbank. Ai shkroi gjithashtu se nuk lëvizte në asnjë vend i paarmatosur. “Unë tani nuk shkoj askund pa armë zjarri.”– pretendon 45-vjeçari.

Mbështetës i flaktë i Trumpit

Brockbanku duket se është një mbështetës i ish-presidentit Donald Trump, i cili kandidon përsëri për Shtëpinë e Bardhë. Sipas deklaratës së FBI-së, i pandehuri dyshohet se i ka dërguar mesazh njerkut të tij më 20 dhjetor 2023, pasi Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi që Trumpi mund të hiqej nga fleta e votimit për shkak të veprimeve të tij më 6 janar 2021.

“Katër gjyqtarë në Kolorado kanë hequr Presidentin Trump nga fleta e votimit në Kolorado. Emrat e tyre janë shtuar në listën time … emrat e tyre janë zhvendosur në krye të listës sime.”- shkroi Brockbank, sipas deklaratës. Gjykata e Lartë në fund vendosi se shtetet nuk mund të hiqnin emrin e Trumpit nga fleta e votimit. Pas gjithë këtyre kërcënimeve, nëse ato provohen dhe ai dënohet mund të vuajë deri në 5 vite burg.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11