
Zgjedhjet e fundit në Saksoni dhe Tyringi janë një goditje shumë e fortë për koalicionin qeverisës në Gjermani, që formohet nga SPD e kancelarit Olaf Scholz, Të Gjelbrit dhe FDP. Partia e konsideruar si ekstremiste e djathtë, AfD fitoi në landin Tyringi me 32,8% të votave pasuar nga CDU me 23.6 % të votave. Në Saksoni, CDU me kryeministrin Michael Kretschmer arriti t’i fitojë zgjedhjet e landit me 31.9%, por AfD u rendit e dyta.
Sipas një analize të Deutsche Welle, këto zgjedhje janë me më tepër rëndësi se ajo rajonale. Nga njëra anë, sepse për herë të parë në zgjedhjet e një landi një parti e ekstremit të djathtë si AfD, Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë se një çerekun e votave. Nga ana tjetër se partitë që formojnë qeverinë në Berlin asnjëherë nuk kanë marrë së bashku një rezultat kaq të dobët elektoral.
Deutsche Welle shkruan se 79% e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë dhe këto zgjedhje në lindje rritin potenciali për konflikt brenda koalicionit. Pyetja që shtrohet, është nëse koalicioni i SPD, Të Gjelbërve dhe FDP do të rezistojë deri në zgjedhjet e ardhshme? Rezultatet e dobta në lande dhe sondazhet me vlera shumë të ulta në nivel federate e kanë prishur atmosferën. Brenda partive janë shtuar zërat për më shumë prezencë dhe profilizim. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, SPD, Kevin Kühnert tha se “tani për partinë time do të bëhet fjalë të emancipohet më shumë nga të tjerat dhe të bëjë të qartë se çfarë mund të marrësh nga SPD dhe ku ne nuk do të lejojmë më të na hedhin valle në majë të hundës”.
Për më shumë lexo artikullin e plotë të Deutsche Welle



