Kur janë numëruar mbi 80% të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, blloku i krahut të djathtë i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu po kryeson garën parlamentare, por mbetet pa një shumicë qeverisëse, gjë që ia pamundëson krijimin e ekzekutivit. Rezultatet e deritanishme të numërimit pasqyrojnë një ndarje të thellë politike në parlamentin prej 120 vendesh (Knesset).

Blloku pro Netanyahut, në të cilin bëjnë pjesë partia Likud, Shas, Otzma Yehudit, Zionizmi Religjioz kanë siguruar 53 vende ne parlament, Blloku i Opozitës i udhëhequr nga Gadi Eisenkot dhe i përbërë nga partitë, Yashar!, Beyachad, Yisrael Beytenu dhe Demokratët kanë marrë 48 vende në parlament, ndërkohë që partitë arabe kanë marrë 19 vende në parlament, duke u shndërruar në faktor vendimtar për qeverinë e ardhshme. Një koalicion duhet të sigurojë të paktën 61 mandate në parlamentin prej 120 vendesh, për të formuar qeverinë.

Në një kohë kur asnjëri nga blloqet e mëdha nuk e arrin këtë numër, vendi pritet të hyjë në një fazë të gjatë dhe të ndërlikuar negociatash për koalicionet. Sipas disa mediave, procesi zyrtar i certifikimit të votave do të zgjasë deri më 4 nëntor 2026. Nëse asnjëra palë nuk arrin të bindë partitë e tjera ose fraksionet arabe për të bashkëpunuar, Izraeli mund të përballet me një ngërç të ri politik që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të tjera parlamentare në vitin 2027.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura në vend që prej luftës së fundit në Gazë. Zgjedhjet e zhvilluara më 27 tetor, shënuan një pjesëmarrje rekord prej 77.7%, më e larta në vend në më shumë se dy dekadat e fundit.


LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18