Lajmi më i fortë i kësaj jave që lidhet me 110 milionë eurot që shqiptarët duhet t’i paguajnë Francesco Becchettit.

Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ulet të drekojë me Francesco Becchetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

“Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.”, mësohet se i ka thënë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, pronarit të “Agon Channel”.

Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e Përgjithshëm të “Top Channel”.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i Përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.   

Lexoni investigimin e  MCN Tv.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10