
Trump, Rama e Osmani kokë më kokë, ngjallën interesin se për çfarë kanë biseduar. Pas themelimit të Borditë të Paqes për Gazën, presidentja Kosovare nuk ka mundur të mbajë fjalën e saj. Shkak është bërë një udhëtim urgjent i presidentit amerikan Donald Trump drejt shtetit Georgia. Sipas këshilltarit të presindentes Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, pas themelimit të Bordit, ka patur një bisedë më vete të tre palëve, por ai nuk mund të jepte shpjegime për shkak të pozicionit të punës, megjithatë ka dhënë sado pak informacion.
Duke folur për “News 24”, Çollaku ka konfirmuar se është diskutuar tema e luftëtarëve të UÇK-së: “Besoj, presidenti do ta vlerësojë në kohën e duhur për të shtuar detajet”, -tha ai. Më tej Çollaku thotë se do kishte dashur të abstragonte si Këshilltar i Presidentes së Kosovës, por edhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë, që të flitej edhe më shumë për Shqipërinë.

“Kauza e luftëtarëve të UÇK-së është një kauzë që e ka solidaritetin mbarëkombëtar të dy shteteve dhe po e ritheksoj në vlerësimin tim, pavarësisht personazheve, marrëdhënieve apo historive tona me përsonazhet, mendoj që është gjë e mirë që Shqipëria dhe Kosova janë të ulura në atë Bord, shpresoj që përveç kërkesave dhe interesave që kanë dy shtetet, sigurisht aty është mundësia e mirë që të projektohen edhe kontribute të përbashkëta apo projekte të përbashjëta që do u shërbejnë të dyja vendeve”-u shpreh këshilltari.
“Sot në fakt të dyja shtetet në Ballkan janë të linjëzuara qartësisht me politikat e SHBA-ve dhe kjo është një arritje e madhe, pavarësisht këtyre kryeqyteteve gazetareske, fjalëve të individëve, fjalëve të drejtuesve apo lidërve. E rëndësishme është që dy shtetet tona janë aty dhe kjo është një shumë e madhe”, -komentoi tha Çollaku.


