Nga Ylli Manjani

Devijim i hatashëm i vëmendjes publike.

Acarimi i politikës në Parlament sfumoi disa gjetje të rënda dhe shumë të rënda të komisioneve hetimore parlamentare. Kështu u harruan:

1. Skandalet me pasoja të rrezikshme për sigurinë të gjetura tek sistemi TIMS.

2. Skandali i riciklimit të barnave të skaduara në magazinën e QSUT, me pasojë kriminale për jetën e fëmijëve të sëmurë.

3. U la pa hetuar sjellja spitalore përgjatë trajtimit në kohën e COVID.

4. Djegia e gjithë aparaturave të diagnostifikimit në QSUT.

5. Firmosja e shtesave të kontratës së sterilizimit, që po i faturohet padrejtësisht Beqes…

Ndërsa me arrestimet antibotox, po sfumohet situata kriminale (jo thjesht e mjekëve) te Onkologjiku, ku nuk ka barna për të gjithë. Një flakon ndahej në 4 pacientë, gjithnjë nëse këto të fundit kishin fat të pranoheshin në trajtim!!! Di gjë njeri, pas atij skandali a u siguruan barnat?! Pa lënë jashtë vëmendjes edhe lajmin periodik se po “kapen barna kontrabandë” për sfumuar cilësinë skandaloze e barnave që qarkullojnë nëpër farmaci. Barnat fallco konkurojnë me pahir barnat perëndimore. Këto të fundit quhen “kontrabandë”!!! Nuk e di, po kudo në normalitet secila prej këtyre çështjeve do kishte rrëzuar qeverinë, më e pakta.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10