
Nga Ylli Manjani
Kot për muhabet, Sir Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë është thuajse çdo ditë nën skrutinitetin e medias atje për disa bileta futbolli që ka përfituar. Me t’u dhimbs tjetri se çfarë i bën media atje.
Çdo ministri, deputeti, zëdhënësi apo zyrtari të qeverisë media nuk harron ti bëjë pyetjen mbi këtë çështje. Kryeministrin Starmer vetë po e po që e pyesin dhe me insistim madje. Kryeministri ynë është i sigurtë që askush nuk e shqetëson për praninë e tij familjare në atë ndeshjen e baskebollit në Amerikë. Thonë se vërtetë biletat në ato ndenjëse kushtojnë. Ai mund edhe ti ketë blerë me lekët e veta, por sidoqoftë do t’i duhet ta deklarojë, qoftë si shpenzim, qoftë si dhuratë. Ndërkohë media nuk guxon ta pyesë. As nuk i shkon në mend… Domethënë, prap po them, kot për muhabet. Rrofshin mediat e kanalet e huaja televizive që kuptojmë se ç’është bota, se nga televizionet e mediat tona vetëm histori burgu mëson.
Ndërsa në mediat e huaja lidhur me kryeministrin Sir Keir Starmer, “The Guardian” shkruan se kryeminstri britanik së fundmi ka qenë nën vëzhgim prej disa ditësh për dhuratat e tij me vlerë më shumë se 100 mijë paund. Në artikull shkruhet se ai ka pranuar gjithashtu 2,000 paund syze dhuratë, si dhe 16,000 paund rroba. Gjithashtu “BBC News” shkruan se ai mori biletat në Premier League Championship dhe Champions League, me një total prej 13,000 paund, dhuruar atij nga Premier League dhe shtatë klubet angleze.




