Nga Gjergj Erebara

Ajo që ndodhi mbrëmë është që Edi Rama u detyrua të vrasë edhe të fundit gjë që pati mbetur politike në Partinë Socialiste me qëllim që të votonte një reformë që, në kuadrin e përgjithshëm të gjërave, është e parëndësishme.

Partia Socialiste, si rrjedhojë e kulturës leniniste që ka trashëguar (e vlefshme kjo edhe për PD-në), është zakonisht një makinë grirëse që gëlltit njerëz të ndryshëm për t’i futur në të njëjtën salsiçe të pangrënëshme. Megjithatë, populizmi i Erjon Braçes gjatë viteve të fundit dhe nonsenset e Elisa Spiropalit në muajt e fundit, kanë shërbyer si një fasadë, sado e hollë, për të maskuar makinën e mishit.

Që nga mbrëmë, edhe kjo fasadë ra. Braçe nuk del dot më të qajë hallet e fermerit të Divjakës sepse ka humhur autonominë politike ndërsa Spiropali nuk ka çfarë platforme hapjeje të diskutojë sepse, në ditën që deklaroi: “nuk jemi kartona!”, votoi si karton.

PS ka qenë e vdekur politikisht që nga viti 2008. E vetmja gjë që mbahet mend që nga ajo kohë ka qenë lëvizja dumbabiste e Petro Koçit. Por mbrëmë në qivurin e saj politik u ngul gozhda e fundit.

PS është sot thjeshtë dhe pastër një grup interesi pa kurrfarë lidhjeje me politiken si instrument i veprimit shoqëror.

Sa i përket “reformës”, demokracia vendore është vrarë dhe pushteti vendor duhet të rindërtohet nga e para, me fshat dhe me lagje si qendra politike dhe ente juridike dhe administrative, si instrumentet e domosdoshme të politikës që vjen nga poshtë përkundrejt ushtrimit të pushtetit, që vjen nga sipër.

Shihemi në shesh për të ndërtuar një Shqipëri politike.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18