Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 maj të 2025, këtë herë do të kenë votues jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por edhe ata të diasporës, pjesëmarrësit nga diaspora do të kenë mundësinë të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Për të mundësuar pjesëmarrjen e emigrantëve në këtë proces, është bërë një planifikim i detajuar. Më 5 prill, do të nisë paketimi i 245,808 zarfeve zgjedhore, që do t’u dërgohen shqiptarëve të regjistruar për të votuar në 85 shtete ku ndodhen. Këto fletë votimi do të prodhohen në Slloveni nga kompania sllovene “Cetis,” e cila ka marrë përgjegjësinë për prodhimin dhe dërgimin e materialeve zgjedhore.

Transporti dhe shpërndarja do të bëhen përmes një kompanie private, e cila do të kujdeset për dërgimin e materialeve zgjedhore pa kosto për votuesit. Kostoja e transportit të çdo zarf i llogaritet në rreth 50 euro për dërgesën dhe kthimin e materialeve. Në total, buxheti i shtetit për transportin e votave jashtë vendit arrin në 12.5 milionë euro. Fletët e votimit do të dërgohen në forma të palosura dhe votuesit do t’i plotësojnë ato pa bërë shënime mbi zarfe. Pakoja zgjedhore përfshin një zarf kthimi, duke siguruar që votuesit të mos kenë asnjë kosto për të dërguar votën e tyre.

Procesi i votimit pritet të jetë i thjeshtë, pasi të marrin materialet zgjedhore, votuesit duhet t’i plotësojnë fletët brenda një kolone, t’i palosin dhe t’i vendosin në një zarf të brendshëm, që më pas do të futet në një zarf të jashtëm të vulosur. KQZ-ja ka siguruar se të dhënat e votuesve ruhen në përputhje me ligjin dhe janë të mbrojtura nga një sistem i avancuar, por ky proces ka sjellë shqetësime për disa emigrantë që kanë akuzuar se të dhënat e tyre janë shpërndarë pa leje.

Një rast shqetësues është denoncuar nga një emigrant shqiptar në Firence, i cili ka regjistruar të dhënat e tij në platformën e KQZ për të votuar dhe ka filluar të merrte dhjetëra mesazhe nga një kandidat për deputet dhe forca politike të tjera. Ky qytetar, Ideal Mujo, shprehu shqetësimin se të dhënat e tij, të cilat kishte konsideruar private, ishin shpërndarë, duke thënë se askush nuk e kishte kontaktuar para regjistrimit. Ai e konsideroi këtë një shkelje të besimit dhe kërkoi përgjegjësi për këtë shpërndarje të të dhënave. “Në e-maile shkruajnë për të ndihmuar një kandidat i quajtur Johan Hoxha. Nuk e di se cilës parti i përket, po aty shkruajnë që ne të na ndihmojnë për t’u regjistruar apo për mënyra të tjera. Problemi është se, mua më kontaktuan pasi u regjistrova. Direkt nuk më thanë se për kë të votoj, por ata hapën grupe në e-mail dhe futën edhe adresën time. Shkruajnë se do të ndihmojmë për mënyrën e regjistrimit. Unë ju kontaktova se, para se ne të aplikonim në KQZ, na u ‘premtua’ se të dhënat janë personale. Por jo, pasi ato janë shpërndarë”– thotë qytetari, i cili shpreh indinjatë se të dhënat e tij kanë dalë në “shitje”.

KQZ-ja reagoi duke mohuar se ka ndarë informacionin personal të votuesve me forca politike. Ata theksuan se të dhënat që ndahen janë vetëm ato statistike, si mosha dhe gjinia, dhe janë të mbrojtura nga ligji dhe protokollet e sigurisë. Megjithatë, ky rast ka ngritur dyshime për mundësinë e shkeljeve të sigurisë dhe ka kërkuar masa më të forta për të mbrojtur të dhënat e votuesve.

KQZ-ja dhe institucionet përgjegjëse duhet të garantojnë transparencë dhe siguri në çdo fazë të këtij procesi për të siguruar që vota e çdo emigranti të jetë e mbrojtur dhe e sigurt.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7