Vjosa Osmani dorëzon detyrën e presidentes para kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu, lajmi konfimrohet nga zyra e Presidencës. Partitë politike nuk kanë rënë dakort për një figurë konsensuale. Seanca e posaçme për presidentin dështoi për shkak të mungesës së kuorumit duke sjellë edhe ndërprerjen e saj. Kërkesa e Osmanit për shpërndarjen e kuvendit solli përshkallëzim të situatës edhe pas paralajmërimeve për zgjedhje të parakohëshme. Pretendimi i Osmanit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë duke sqaruar se dekreti nuk ka prodhuar asnjë efekt juridik.

Lexo edhe shkrimin me titull: “Albulena Haxhiu, kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës”

Afati i fundit për propozimin e një emri për t’u votuar si president i ardhshëm është 28 prilli. “Euronews” raporton se kreu i qeverisë Albin Kurti ka organizuar takime javën që vjen për të gjetur kandidaturën e përshtashme. Ai ka garantuar se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Gjykata ka dhënë një afat prej 34 ditësh duke marrë në konsideratë faktin se nga momenti i konstituimit të Kuvendit deri më 4 mars, nuk ka pasur mundësi nga palët politike që të shfrytëzonin periudhën 60-ditore. Vendimi u mor me qëllim që të merren masa për të shmangur dëme në rendin kushtetues dhe demokracinë e institucioneve në Kosovë, duke mos e lejuar Osmanin të caktojë një datë zgjedhjesh të reja. Gjykata mbështeti kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosja, e drejtuar nga kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Lexo edhe shkrimin me titull: “Lloj lloj manipulimesh”, Vjosa Osmani i tregon të gjitha bisedat private me Kurtin

Lidhur me dekretin që propozoi, më herët Osmani tha në një intervistë për “Syri.net” se ajo nuk ka dashur të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit: “Sikur dikush të mendonte që ky dekret është nxjerrë për ndonjë interes personal, sikur dikush të mendonte që vërtetë vlerësimi ynë ka qenë edhe për 60 ditë shtesë, a nuk do të më përshtatej pikërisht mua që t’i kem edhe ato 60 ditë shtesë? Nuk ka, nuk ka këtu nervozizëm të momentit, sepse edhe arsyeja pse unë nuk kam dalë në publik deri pasi u kalua afati kushtetues ka qenë për shkak se unë nuk kam dashur në asnjë moment të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri”, tha Osmani.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14