Me lutjen për t’u prerë në paqe u përcoll në botën tjetër një fëmijë i vogël. As sëmundja, as aksidenti nuk ia morën jetën, po u vra me thikë pranë shkollës së tij nga një tjetër fëmijë i dyshuar si autor i ngjarjes. Kush mundi t’i mbante lotët, gëlltiti bashkë me to dhimbjen dhe tmerrin që jeton me në çdo ditë.

Martin Cani vetëm 14 vjeç u përhumb në makabritetin e një shoqërie që e varrosi të vërtetën, të një medieje që në një thes fut shfaqen e të keqardhurit dhe në thesin tjetër klikime, algoritme..lekë. Sot u shkel me këmbë pafajësia dhe lutja për drejtësi e familjes që humbi e iu shkëput nga krahët i vogli i tyre me sytë e kaltër ku ndrinin ëndrra të mëdha.

Një video që qarkulloi sot në rrjete sociale tregon me detaje si u ndoq Cani nga bashkëmoshatarët deri në skutën ku e priste fundi makabër. Videoja u logua me emrin e gazetarit Eraldo Harlicaj i televizionit “Top Channel” kanal mediatik i cili tashmë ka fshirë nga rrjetet e veta online materialin. Kujt i shërbejnë këto detaje dhe si mundën të dalin kur procesi është nën hetim?

Ku e ke Kodin e Etikës Eraldo Harlicaj?

Zbardhja e dyshimeve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, plagosjen rëndë të shokut të tij Luisit, nuk e justifikojnë oreksin për sensacion. Nëse qëllimi ishte të tërhiqte vëmendjen, më shumë se kaq ka ngjallur panik. I vogli vrapoi me dorën në zemër, ti e “shtyve” pa mëshirë Eraldo Harlicaj. Kjo video nuk i duhej askujt përç drejtësisë që të mos vërë lente për të parë të bardhën mbi të zezë.

Familja ende nuk ka parë pas hekurave atë që i mori jetën Martinit. Dhimbja shkon përtej dhimbjes në plagën që nuk shërohet kurrë. Media sot theu kodin njerëzor të respektimit të dhimbjes, atë që e respekton edhe hasmi në kanunin më arkaik.

Misioni i të informuarit drejt e me etikë, sot humbi për garën e frikshme për klikime. Nga mbështetëse, media sot u kthye në shfrytëzuese. Publikimi ngjalli reagime në rrjete sociale. Panik, frikë dhe pasiguri për fëmijët dhe veten ndërsa u dënua verbalisht shpërndarja e saj pa fre.

I kthehemi Kodit të Etikës më media që ndër të tjera sqaron qartë:

“Identifikimi i fëmijës

5.1

OSHMA-ve u ndalohet çdo raportim apo transmetim, që çon direkt apo indirekt në identifikimin me pamje dhe zë, me gjeneralitete, adresë apo përshkrues të çdo fëmije që mund të jetë ose është viktimë, dëshmitar, i hetuar, i akuzuar apo i deklaruar fajtor për kryerjen e një vepre penale, përveç rasteve me interes publik. 5.2 Duhet shmangur çdo raportim apo transmetim që çon direkt apo indirekt në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë ose është përfshirë në një ngjarje të rëndë familjare. Ndalohet intervistimi i fëmijës që mund të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë: p.sh, fëmijë të larguar nga familja, që kanë tentuar të vrasin veten, që janë përdorur nga grupe kriminale, që kanë qenë brenda një rrjeti prostitucioni, që i kanë prindërit të dënuar. 5.3 Në rastet e parashikuara në pikat 5.1 dhe 5.2 më sipër, duhet përdorur teknologjia e përshtatshme që mundëson fshehjen e identitetit me pamje ose zë të fëmijës.”

Po ashtu theksohet se raportimi për ngjarje të dhunshme që përfshijnë minorenë duhet të jetë i kujdesshëm, dinjitoz dhe larg çdo forme sensacionalizmi. Publikimi i videos së vrasjes nuk është vetëm i pajustifikueshëm profesionalisht, por është një shkelje direkte e këtyre parimeve.

Në një reagim kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi shkruan: Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë para etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla.”

Martin Cani u vra më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”. Vëtëm pak muaj më vonë u ngrit një tjetër dorë sot që na plagosi të gjithëve. A mund të jemi kaq naivë sa ta quajmë një gafë mediatike videon që na kujton vrasjen e një fëmije në mes të Tiranës, në mes të ditës Eraldo?

A mundemi pas kësaj t’i kërkojmë falje Martinit?

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13