Një video e publikuar nga Klevis Balliu për fushatën elektorale nxiti debatet në rrjetet sociale, duke u ironizuar së fundmi dhe nga vetë kryeministri Rama. Fillimisht u duk sikur Rama kishte ndërhyrë në video, por jo. Balliu është drejtuesi politik i PD-së për Tiranën dhe në videon e postuar, ai erdhi me mesazhin se tavolinat e shqiptarëve janë të varfëra, kjo për shkak të korrupsionit, vjedhjeve dhe mbitaksimit sipas Balliut, ndërsa paraqiste dhe pamje sesi do të jetë tavolina e mbushur pas 11 majit.

Ishte Rama që ironizoi videon duke thënë se ky është një program që nuk ke as çfarë t’i komentosh. “Ky është program, s’ke ça thua fare”.”Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte se do të ndryshojë tavolina juaj në 12 maj. Programi ishte një tavolinë që mbushej plot me ushqim, muhabet bretkoshash domethënë.– komentoi Rama videon.

Më pas Balliu i është përgjigjur Ramës duke e akuzuar se nuk e kupton ekonominë shqiptare. “Nuk ka si e kupton ekonominë e qytetarëve shqiptarë pasi ai mban në tavolinë një shishe vere që kushton 35 mijë euro.”-tha Balliu.

Edhe gazetari Bledian Koka e kritikoi videon e Balliut duke e cilësuar si një realizim skandaloz, amator dhe patetik. “Kam edhe një ftesë publike për Partinë Demokratike që të refuzojë këtë lloj komunikimi, duke nisur nga mospublikimi i videove të ngjashme që publikoi zoti Klevis Balliu. Ideja mund të jetë shumë e mirë, por realizimi është skandaloz, amator dhe patetik.”– tha Koka në emisionin “EuroNews”. Gjithashtu dhe një sërë komentuesish e kritikuan videon, duke e quajtur si video të dobët dhe të tilla video nuk duhen përdorur për fushatë.

Pyetja që lind është se demokratët kanë marrë këshilltarin e Trump-it për fushatë. A po e menaxhon siç duhet Chris LaCivita ata?

Sipas Berishës ai është në aktivitet të plotë. “Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.”– tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11