Ervin Salianji ka trazuar ujërat brenda PD-së pasi nisi takimet me anëtarët në rrethe. Lëvizja e tij dhe një grupi deputetësh, ka ngjallur pakënaqësi te Kryesia. Pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së partisë, Berisha tha se Salianji është takuar me Suel Çelën i akuzuar për një sërë çështjesh. Kreu i demokratëve i vuri “vizën e kuqe ndarëse” Salianjit këtu me politikën e PD-së, duke deklaruar se kështu ai është i vetëpërjashtuar, term ky i artikuluar edhe nga deputeti demokrat Flamur Noka. 

Pavarësisht interpretimeve, Salianji vijon takimet për të cilat ka sqaruar që në fillim se kanë për qëllim vetëm rigjenerimin e partisë. Ai tha nga Shkodra në një takim të radhës me anëtarët e djathtë, se statuti i partisë nuk e përmban rastin e vetëpërjashtimit. “PD-ja ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia. Por për shkak se disa zyrtarë dhe punonjës të PD-së nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë, ata shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë,”- tha Salianji.

Pavarësisht interpretimeve, Salianji vijon takimet për të cilat ka sqaruar që në fillim se kanë për qëllimi vetëm rigjenerimin e partisë. Ai tha nga Shkodra në një takim të radhës me anëtarët e djathtë se statuti i partisë nuk e përmban rastin e vetëpërjashtimit. “PD ka një statut dhe nuk ka asnjë rast të përjashtimit të dikujt nga partia. Por për shkak se disa zyrtarë dhe punonjës të PD-së nuk duan që funksionet që kanë të mbahen me punë, ata shpikin marifete dhe termat që nuk ekzistojnë,”- tha Salianji.

Sipas Statutit të PD-së, të adoptuar në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022, në nenin 24, pika 2 dhe të publikuar në faqen “PD.al” thuhet se: “Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH, dhe mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit. Ato mund të bëhen publike”.

Në Statut thuhet se: “Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit brënda 5 ditëve nga marrja e ankimit  dhe se kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e rretheve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera”.

Demokrati e ka konsideruar nismën e ndërmarrë “vetëpërfshirje dhe vetëaktivizim” duke përsëritur se ka për qëllimin përballjen dhe ndryshimet në partinë ku bën pjesë. “Ne do ia dalim deri në fund ta ndryshojmë PD-në. Kjo politikë ka ndryshuar sepse ka harruar se politika është shërbim dhe jo pronë. Ne jemi këtu jo vetëm për PD-në, por për shtetin e së drejtës dhe politikën e së drejtës”,- ka vijuar ai.

Ai iu drejtua sallës në Shkodër duke vërejtur se Partia Demokratike duhet të reflektojë dhe të përgatitet për të rrëzuar qeverinë aktuale. “Duhet të jemi të sinqertë edhe me veten! PD duhet të reflektojë për të rrëzuar Ramën! Shqipëria nuk ndryshon duke kthyer politika të vjetra, figura të konsumuara dhe mentalitete që i kanë zhgënjyer qytetarët vite më parë”, – tha Salianji. Pas një deklarate politike ku theksoi se PD-ja ka dështuar e kjo për shkak se e vjetra ka folur shumë dhe ka vepruar pak e shkon më tej duke hedhur akuza se PD-ja është mbyllur te interest e ngushta. Edhe pse i “vetëpërjashtuar”, sipas Berishës, ditë më parë Salianji është shfaqur në protestën kombëtare të thirrur nga PD-ja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për largimin e qeverisë së Ramës pas nisjes së hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “Shkelje të barazisë në tendera”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11