Nga Nderim Horeshka

Sot ishte një ditë pune e lodhshme për mua me një operacion të vështirë, por sot qe edhe një ditë tepër e veçantë. Një çift i mrekullueshëm Roza dhe Aldo më bënë një  surprizë që më hoqën lodhjen e operacionit. Ata janë prindër të katërnjakëve të lindur në spitalin tonë me 8 gusht. Qe lindje parakohe. Qe një shtatzëni me rrezik të lartë. Që kur u diagnostikua në fillim të shtatzënisë që kishte katërnjakë, patëm një bashkëbisedim tepër të gjatë duke u sqaruar rreziqet dhe komplikacionet e mundshme si për nënën ashtu edhe për bebet.

U kishin propozuar dhe feto reduction (ndërprerje në barkun e nënës të zhvillimit të dy prej bebeve). Roza e kishte refuzuar këtë ndërhyrje dhe vendosi vazhdimin e shtatzënisë duke marrë rrezikun tepër të lartë për veten dhe bebet. “Doktor ti si më thua?”-më tha. Unë iu përgjigja se në parim isha kundra abortit, por vendimarrja ishte e saja. Më thotë: “Dr. Nderimi, kemi vendosur t’i mbajmë të katër bebet, Zoti m’i dhuroi e shpresoj të më ndihmojë t’i lind e t’i rris. Dua që shtatzëninë ta ndjek me ju!” Qe një sfidë dhe për mua sepse është shtatzëni me rrisk. Roza u hospitalizua që 21-22- javëshe në SUOGJ ”Koço Gliozheni“ dhe deri më sot.

Sot Roza dhe Aldo dolën duarplot dhe tepër të lumtur me 4 foshnjet e tyre, 3 djem dhe një vajzë. Nuk dolën nga spitali, por më pritën 2.5 orë sa mbarova operacionin, për të më përshëndetur dhe falënderuar me shumë mirënjohje për punën e bërë. U mrekullova nga fjalët e ndjera dhe tepër prekëse jo vetëm për mua, por për gjithë stafin e spitalit tonë. Vërtet është një histori suksesi profesional ku kontribuan të gjithë mjekët e spitalit, ekipet e rojeve që e kanë ndjekur me vëmendje çdo natë.

Stafi i Pathologjisë së Barrës, në veçanti, Dr. Jonida Dautllari që ishte mjeke e dhomës e që konsultoheshim çdo ditë për gjendjen, ecurinë, mjekimin etj. Një meritë e veçantë në ekipin që asistoi lindjen me operacion, Dr. Anika Dokle, Dr. Flori Llabani, Dr Kela. Por një meritë dhe vlerësim tepër të veçantë merr stafi i Neonatologjisë, mjekët dhe infermieret që janë përkujdesur maksimalisht që nga lindja e deri sot. Faleminderit Zotit!

Profesioni ynë tepër i vështirë ka plot stres, ankth edhe herë herë pasiguri që lidhen me atë që mjekësia nuk është shkencë ekzakte dhe vlerësimet e parashikimet, jo gjithmonë janë të sakta, por ky profesion tepër i bukur të fal emocione kaq pozitive që vetëm ne kemi fatin t’i përjetojmë, gëzim e lumturi të papërshkruar me fjalë; lindja e jetës! Bëhemi pjesë e gëzimit, lumturisë së atyre që bëhen prindër. I ndajmë bashkë këto momente gëzimi tepër të veçanta. Faleminderit qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që na besojnë jetët e fëmijëve dhe grave, nënave e motrave të tyre. Po ndaj me ju foto, me lejen paraprake të çiftit Roza dhe Aldo. Ekografi të fillimit të  shtatzënisë, ecurisë dhe fotot e sotme që do të jenë të paharruara për mua! U uroj jetë të gjatë, shëndet e fat të katër fëmijeve të Rozës dhe Aldos. Zoti e bekoftë familjen tuaj!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11