“Platforma “Meta” ka dëmtuar me vetëdije shëndetin mendor të fëmijëve”, -kështu u shpreh trupi gjykues amerikan në një vendim historik. Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara vendosi një gjobë prej 375 milionë dollarësh (317 milionë euro) ndaj “Meta-s”, pasi konstatoi se platforma ka dëmtuar me vetëdije shëndetin mendor të fëmijëve dhe ka fshehur informacione për shfrytëzimin seksual të tyre. Gjykatësit përcaktuan në vendimin e tyre, se “Meta” ka përdorur praktika tregtare “të papranueshme”, duke përfituar në mënyrë të padrejtë nga dobësitë dhe mungesa e përvojës së fëmijëve. Gjykatësit konstatuan se kishte mijëra shkelje të Aktit për Praktikat e Padrejta të shtetit, një ligj në New Mexico që mbron konsumatorët nga praktikat e padrejta të biznesit.

Një zëdhënës i “Meta-s” i tha “Associated Press” se kompania nuk pajtohet me vendimin dhe do e apelojë atë. “Ne punojmë fort për të mbajtur njerëzit të sigurt në platformat tona dhe jemi të qartë për sfidat në identifikimin dhe heqjen e aktorëve të këqij apo përmbajtjeve të dëmshme,” tha zëdhënësi. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten fuqishëm dhe mbetemi të bindur në historinë tonë për mbrojtjen e të rinjve online”, shkruan “Euronews”. Meta nuk do të detyrohet të ndryshojë menjëherë praktikat e saj. Një fazë e dytë e këtij gjyqi, ku një gjyqtar do të vendosë nëse platformat e Meta-s përbëjnë “dëm publik” dhe nëse duhet të paguajnë për programe publike që adresojnë dëmet, do të zhvillohet në muajin maj.

Për çfarë bëhet fjalë?

Padia u ngrit fillimisht në vitin 2023 nga Raul Torrez, Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s. Torrez tha se një hetim i kryer nga departamenti i tij mbi platformat e “Meta-s” zbuloi se ato janë “vende kryesore ku grabitqarët shkëmbejnë pornografi me fëmijë dhe joshin të miturit për marrëdhënie seksuale”. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e zhvilloi hetimin duke vepruar në mënyrë të fshehtë me llogari të rreme që paraqiteshin si 14-vjeçarë.

Sipas “Euronews” ajo mblodhi prova se platformat u sugjeronin përdoruesve të rinj “një rrjedhë imazhesh të rënda, me përmbajtje të qartë seksuale”, dhe rekomandonin që fëmijët të bashkoheshin në grupe të pamoderuara në “Facebook” për të lehtësuar prostitucionin. Padia gjithashtu thotë se “Meta” nuk ka zbuluar plotësisht apo adresuar rreziqet e varësisë nga rrjetet sociale. Meta nuk pranon që varësia nga rrjetet sociale ekziston, por drejtuesit gjatë gjyqit pranuan “përdorim problematik” dhe thanë se duan që njerëzit të ndihen mirë me kohën që kalojnë në platformat e “Meta-s”.

Gjykatësit në këtë çështje shqyrtuan korrespondencë të brendshme dhe raporte të “Meta-s” mbi sigurinë e fëmijëve. Ata dëgjuan gjithashtu dëshmi nga drejtues të Meta-s, inxhinierë të platformës, sinjalizues (whistleblowers), ekspertë të psikiatrisë dhe këshilltarë të sigurisë. Ata shqyrtuan nëse përdoruesit e rrjeteve sociale janë mashtruar nga deklarata të caktuara për sigurinë e platformës nga drejtues, përfshirë CEO-n e “Meta-s”, Mark Zuckerberg, drejtuesin e “Instagram-it”, Adam Mosseri dhe drejtuesen globale të sigurisë, Antigone Davis.

Gjykatësot morën në konsideratë gjithashtu dështimin e “Meta-s” për të zbatuar ndalimin për përdoruesit nën 13 vjeç, rolin e algoritmeve në promovimin e përmbajtjeve sensacionale ose të dëmshme, si dhe përhapjen e përmbajtjeve në rrjetet sociale që lidhen me vetëvrasjen tek adoleshentët.

Padi të tjera kundër “Meta-s”

Rasti i New Mexico-s ishte ndër të parët që arriti në gjykim në një valë padish që lidhen me platformat e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre tek fëmijët. Më shumë se 40 prokurorë të përgjithshëm të shteteve kanë ngritur padi kundër, duke pretenduar se ajo po kontribuon në një krizë të shëndetit mendor tek të rinjtë, duke dizajnuar qëllimisht përmbajtje në “Instagram” dhe “Facebook” që krijojnë varësi. Ndërkohë, diskutimet e trupit gjykues vazhdojnë edhe për një gjyq tjetër në Kaliforni, i cili do të vendosë nëse platformat e “Meta-s” dhe “Google” janë të dëmshme dhe krijojnë varësi tek fëmijët.

Kjo padi është ngritur nga një 19-vjeçare, e identifikuar vetëm me inicialet “KGM”, e cila pretendon se përdorimi i “Instagram-it” të “Meta-s” dhe “YouTube-it” të “Google” në moshë të hershme i ka përkeqësuar depresionin dhe mendimet vetëvrasëse. Padia argumenton se kompanitë kanë bërë zgjedhje të qëllimshme në dizajn, të ngjashme me teknikat e përdorura në kazino, për t’i bërë platformat më varësuese për fëmijët dhe për të rritur fitimet.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10