Erion Veliaj u paraqit këtë të enjte në SPAK, ku dëshmoi për rreth 5 orë para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni për hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me një vepër penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që ka nisur dhe hetimin pasuror. Ai u mor në pyetje nga prokurori Olsi Dado. Pas dëshmisë së tij, Veliaj nuk dha asnjë prononcim për mediat, por informoi se do të fliste në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, që u mbajt vetëm disa orë pas daljes nga SPAK-u.  Ai shpjegoi se denoncimi  i tij ka ardhur në mënyrë anonime me emrin Nesti Angoni, që sipas tij ai person nuk ekziston. Gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës ironizoi opozitën për kulturë linçuese dhe evokimin e letrave anonime të kohës së diktaturës.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një person që quhet Nesti Angoni, një person që nuk ekziston. Për të na kthyer mallin e letrave anonime, kulturën linçuese që qëndron pas kësaj gjëje. Është një person që nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër dhe çfarë kulture linçuese përfaqësuese. Duke qenë se kryebashkiaku ka në zotërim gjithë Regjistrin Civil dhe mund të vërtetojë se personi nuk ekziston, sërish kam qenë bashkëpunues. E dimë të gjithë vendin ku jetoj unë dhe familja ime, ku qëndroj.”– tha Veliaj.

Veliaj teksa paraqitet në SPAK

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e këshillit bashkiak, ai ironizoi opozitën si dhe paralajmëroi se në Maj do ketë sërish fitore të tij. “Unë nuk i përkas asaj race politikanësh që i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk  i intereson dhe SPAK kur i intereson. Nuk kam bërë letra anonime dhe as protesta. As nuk i them SPAK-ut plaç. Këtu do jemi në maj, prapë do iu mundim me gjithë letra anonime. Këtu jemi dhe do e shikoni.” – tha ai.

Gjatë këtij muaji SPAK ushtroi dhe kontroll në ambientet e banesës së tij, si dhe sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe kontrolloi ambientet e qendrës “Harabel dhe të “Nan Gallery”, në pronësi të Ajola Xoxës. (Lexo këtu.)

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10