Erion Veliaj që prej disa kohësh ndodhet në masën e “arrestit në burg”, ndërsa nuk ka ndaluar së reaguari në profilin e tij në lidhje me kundërshtimin e akuzave, ku sipas tij janë shpifje. Së fundmi Veliaj ka dhënë dhe intervista të ndryshme. Këtë herë i pyetur nga emisioni “Review” në televizionin “Euronews Albania” ai foli për zgjedhjet e 11 majit, ku shprehu bindshëm fitoren e Partisë Socialiste. I pyetur se çfarë do të ndodhë në Tiranë në 11 maj dhe si do të ndikojë mungesa e tij, ai përgjigjet i sigurtë se lidhur me këtë, puna në Tiranë flet vetë. “Puna në Tiranë flet vetë: pyesni prindërit, që çojnë fëmijët në 45 shkolla të reja moderne, pyesni nënat që çojnë fëmijët në 110 kopshte dhe çerdhe europiane. Pyesni pensionistët dhe studentët që udhëtojnë falas me autobus. Kush më do vërtet dhe është trishtuar nga kjo padrejtësi, duhet të votojë Edin dhe PS, si e vetmja forcë që di dhe do drejtësinë, di ta krijojë sistemin modern, por edhe ta korrektojë kur del nga shinat.”– përgjigjet ai.

Më pas ai është pyetur nëse kontributi i tij për fushatën, do të ishte i njëjtë edhe nga mbështetësit e tij, ai u shpreh se ata që mbështetën Ramën për vite me rradhë, do të punojnë akoma dhe më shumë për të plotësuar gjithashtu edhe mungesën e tij. “Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë. Unë vetë do votoj PS dhe Edin e do bëj fushatë kudo që të jem. Tirana është sot një qytet europian i transformuar si asnjë tjetër. Kush mbështeti Edin në vitet 2000-2011 dhe mua në 2015-2025, mbështet këtë vizion dhe padyshim do punojë për PS më shumë se kurrë më parë, për të plotësuar edhe mungesën time.”

Gjithashtu ai është pyetur, nëse pas arrestimit vazhdon të ketë kontakte me Ramën. “Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim, as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë.”– përgjigjet Veliaj.

Veliaj, iu drejtua socialistëve të kenë kurajo dhe të përveshin mëngët për Partinë Socialiste. “Socialistëve do ju thoja “kokën lart e të jeni krenarë për punën tonë”! Pafajësinë time do ta provoj për vete, por edhe për të gjithë ata që zelli i ndërhyrjes brutalisht në fushatë iu ka dhënë iluzionin e fitores pa meritë! Ndaj, kurajo dhe përvishni mëngët për Edin dhe PS në fushatën më të bukur që kemi bërë ndonjëherë!”– tha Veliaj.

Në fund ai deklaroi lidhur me seancën që do të mbahet këtë të martë, të datës 11 mars për shqyrtimin e masës ndaj tij. Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5