Mëngjesin e sotëm, me një status të gjatë Veliaj ju kundërpërgjigj akuzave të Berishës në lidhje me hetimin e tij pasuror nga SPAK-U, duke cilësuar atë si një hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja. Veliaj u shpreh se nuk ka as para të padeklaruara dhe as taksa të papaguara nga të ardhurat tona.

“Megjithatë, jargët e ligësisë së tij ka kohë që s’më bëjnë asnjë përshtypje. Kjo është e gjithë ngjarja, e cila tregoi se as jetoj në vila të pajustifikuara, as kam apartamente të padeklaruara, si hienat dhe plot nga korbat që më sulmojnë nga dita e parë e kësaj detyre. Nuk kemi as llogari në Qipro apo kudoqoftë tjetër, dhe as transferta të majme dhe të padeklaruara për ndërhyrje estetike, nuk kemi as para të padeklaruara dhe as taksa të papaguara nga të ardhurat tona, si shumë prej korbave të tyre. Si po këta që, kur i kap SPAK-u është Skap, ndërsa kur duan të linçojnë të tjerët në publik është SPAK.”– shkruan Veliaj.

Gjithashtu Veliaj shprehet se është me vetëdije të plotë për kostot e përballjes përditë me akuzat ndaj opozitës, si dhe përgjegjës për të çuar para Tiranën. “Që nga dita që kam nisur këtë punë me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku Opozitë e Presidencë bëheshin bashkë me pistoleta mbi kolovarëse, e gjer më sot, nga Teatri tek Astiri, e thuajse me çdo punë që kemi bërë, ku baltosja, paditë e çuditë nuk rreshtin së bombarduari dhe penguari këtë qytet, unë e kam marrë me vetëdijen e plotë të kostove të përballjes përditë me hiena e korba, përgjegjësinë e të çuarit përpara të Tiranës, me kokën lart për shumë punë të mira që kemi bërë dhe pa u fshehur, as kur është dashur të pranoj gabimet që janë bërë.”– shkroi Veliaj në postimin e tij.

Ndër të tjera, ai shton se nuk kishte një vendim gjykate, për të hyrë në shtëpinë e tij edhe pse janë treguar bashkëpunues dhe transparent me grupin hetimor.(Për detaje të tjera, lexoni “KËTU”.) “Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve.”

Mirëpo ky reagim i tij erdhi pas akuzave të Berishës një ditë më parë në një dalje për mediat, i cili akuzoi se agjentët e BKH-së kanë gjetur 230 mijë euro në qendrën “Harabel”, e cila është në pronësi të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës dhe sipas Berishës vetë kreu i SPAK-UT, Altin Dumani është në konflikt interesi lidhur me këtë çështje.

Momenti kur bashkëshortja e Veliajt hyn në galerinë e saj, shoqëruar nga avokati dhe agjentët e BKH-së

Ndërsa disa ditë më parë, ish-kryeministri Berisha akuzoi sërish se ka insistuar ndaj kontrollit në banesën e tij, ku grupi hetimor kanë pritur 2 orë para banesës së tij. “Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat. Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën.”-tha Berisha. 

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5