Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshime që mund të jetë infektuar me murtajë pneumonike, por shkaku mbetet ende i pakonfirmuar. Darya Shipilova, vetëm 28 vjeç punonte në Institutin Kërkimor kundër Murtajës në Irkutsk të Rusisë, ndërsa ndërroi jetë në spital më 2 tetor. Raportimet për një incident të mundshëm laboratorik kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë infektuar me murtajë pneumonike.

Mediumi i pavarur siberian Lyudi Baikala raportoi se Shipilova kishte thyer aksidentalisht një epruvetë që përmbante bakterin e murtajës gjatë punës më 25 shtator.

Megjithatë, agjencia ruse e shëndetit publik “Rospotrebnadzor” tha se ajo ishte diagnostikuar me “pneumoni me shkak të panjohur” dhe se analizat shtesë nuk kishin zbuluar mikroorganizma të lidhur me punën e saj. Në reagimin e bërë, agjencia tha se në institut nuk ishte regjistruar asnjë incident me mikroorganizma patogjenë.

Pavarësisht kësaj deklarate nga Agjencia e Shëndetit Publik në Rusi, më shumë se 60 punonjës të institutit janë karantinuar që nga 2 tetori. Po ashtu, rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me Shipilovën janë vënë në vëzhgim mjekësor ose në izolim.

Ky rast, ngre shqetësim serioz për përhapjen e murtajës pneumonike, duke sjellë edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara që bëjnë të ditur se po monitorojnë situatën. Më 5 tetor, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk e konsideronte rastin si shkak për alarm, por kërkonte vëmendje dhe monitorim të veçantë.

Deri më tani, nuk ka prova të konfirmuara publikisht për transmetim të infeksionit mes banorëve të Irkutskut.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18