Eni Vasili u zgjodh këtë të premte Drejtoresha e Përgjitshme për RTSH-në. Vasili arriti të siguronte 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit, ndërsa 3 vota shkuan për kandidaten Zoje Jakaj dhe 1 votë për Engjëll Musain. Në garën për postin e drejtuesit të operatorit publik morën pjesë 12 kandidatë ku patën mundësinë të paraqisnin publikisht platformat dhe vizionin e tyre. Vasili prezantoi platformën e saj, duke u ndalur në disa pika dhe sugjerime mbi reforma ligjore, strukturore, reforma mbi pagat si dhe menaxhimin ekonomik. Ndërsa sugjeroi se struktura e kanalave televizive duhet shkurtuar dhe të minimizohen.

Ajo ka propozuar një fazë fillestare të reduktuar dhe për të menaxhuar transmetimin e kanaleve të RTSH-së, duke u fokusuar në cilësinë e tyre përpara se të zgjerohet me të gjitha. Sipas saj, struktura do të jetë 5+2: RTSH1 dhe RTSH2 si kanale gjeneraliste, dhe 5 nga 7 kanalet specifike, ndër të cilat RTSH Diversity i cili do të shërbejë për minorancat dhe segmentet e pambuluara nga tregu mediatik aktual.

Një nga sugjerimet e saj ishte dhe propozimi që institucioni të kthehet në një shoqëri aksionare me 100% kapital shtetëror.Ky propozim solli reagime nga Anëtarët e Këshillit, Robert Budina nënvizoi se në momentin që shteti do të jetë 100% pronar, çdo vendim do të merret në parlament dhe nuk ka më nevojë për një Këshill siç është tashmë në RTSH.

Pas këtij vendimi i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit duke i kërkuar të mos e zbatojë platformën e sugjeruar. Gëllçi shpjegon se shqetësimi fillon në propozimin e Vasilit që institucioni ta kthejë në një shoqëri aksionare me 100% kapital shtetëror. “Këtu fillon përplasja e parë me realitetin – dhe me ligjin. Për të ilustruar këtë ndryshim, ajo sjell shembullin e BBC-së, si një model suksesi dhe flet për kuptimin e fjalës “corporation” si një shoqëri tregtare. Por ky është një keqkuptim thelbësor. BBC nuk është një shoqëri aksionare. Është një “public corporation” e krijuar me një kartë mbretërore (Royal Charter), dhe funksionon si një ent publik autonom, i ndarë nga tregu, i pavarur nga buxheti i përvitshëm i qeverisë dhe i financuar nga një taksë e dedikuar për qytetarët –“TV licence fee”. Ky model nuk ka asgjë të përbashkët me një ndërmarrje tregtare, dhe aq më pak me një strukturë që do të mbështetej në buxhetin e shtetit.”

Gëllçi shpjegon se kthimi i RTSH-së në shoqëri aksionare nuk i jep asaj asnjë avantazh në lidhje me veprimtarinë tregtare, blerjet dhe shitjet, tenderat dhe marrëveshjet me ndërmarrje të tjera, por përkundrazi, e ngushton veprimtarinë e saj dhe e vë nën kontrollin e qeverisë dhe të Ministrisë së Financave apo Ekonomisë. Ndërsa ndalet dhe në propozimin e mbylljes së programit “RTSH Shkollë” ku sipas Gëllçit në vend që të mbyllet, duhet të zhvillohet.  

“Mua gjithmonë më habit fakti se si mund të propozohet mbyllja e kanalit RTSH Shkollë? Ky kanal e tregoi veten për dobinë e vet në kohën e pandemisë, por edhe sot shërben si model për qindra mësues se si duhet dhënë mësimi, sepse për ngritjen dhe përgatitjen e materialeve të këtij kanali u angazhuan mësuesit më të mirë të Shqipërisë.” Në RTSH Shkollë, fëmijët – dhe jo vetëm ata – mund të mësojnë se fjala e bukur shqipe “hapur” duhet përdorur për fjalën e huazuar “open” që përdoret vetëm me qëllim snobist, sepse shqipja nuk e shpreh dot si duhet. Ose, sicc thotë një personazh i një filmi: “Ma ngatërron çupën kjo shqipja e mallkuar!”- shkruan Gëllçi. (Për më shumë lexo këtu reagimin e plotë.)

Kjo garë ka kaluar në disa procese, në fillim të gjithë kandidatët u skualifikuan dhe më pas u rihodhën sërish në kandidim. Më pas gara u zhvillua mes tre kandidatëve me më shumë vota që dolën nga raundi i parë i votimit të enjten, ku Vasili kishte 5 vota dhe procesin vendimtar, Vasili siguroi fitoren.

Ndiqni videot për propozimin e plotë mbi drejtimin e RTSH-së së Vasilit.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14