Universitetet private në vend po regjistrojnë studentë me mesatare më të lartë krahasuar me institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Ky është një nga konkluzionet kryesore të raportit më të fundit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për vitin akademik 2024–2025, i cili analizon cilësinë dhe shpërndarjen e regjistrimeve në arsimin e lartë. Sipas të dhënave, në nivel kombëtar, studentët e regjistruar në universitete private rezultojnë me mesatare më të lartë sesa ata të regjistruar në universitetet publike.

Ndërkohë, sistemi universitar vijon të përballet me mungesë interesi, pasi vetëm 66.92 për qind e kuotave totale janë plotësuar. Nga 32 177 vende të disponueshme në auditorë, mbi 10 mijë kanë mbetur bosh. Raporti tregon se studentët ekselentë përbëjnë vetëm 8.6 për qind të totalit të të regjistruarve. Analiza sipas gjinisë dhe zonës së banimit evidenton se femrat kanë mesatare më të lartë se meshkujt, ndërsa studentët nga zonat urbane shfaqin performancë akademike më të mirë krahasuar me ata nga zonat rurale. Nga 593 programe studimi në rang vendi, vetëm pesë prej tyre janë plotësuar tërësisht, pa asnjë vend të lirë. Programi më i kërkuar mbetet Mjekësia e Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, e ndjekur nga Financa, Infermieria e Përgjithshme, Informatika Ekonomike dhe Informatika në Universitetin e Tiranës.

Raporti nxjerr në pah edhe rënien e interesit për profesionin e mësuesit. Nga 21 547 regjistrime në vitin akademik të kaluar, vetëm 6.53 për qind i përkasin programeve të studimit në fushën e mësuesisë. Megjithatë, studentët që zgjedhin këtë profil rezultojnë me mesatare relativisht të lartë. Nota minimale për pranimin në këto programe është 7.5, më e lartë se 6.5 në programet e tjera të ciklit të parë, ndërsa mesatarja e përgjithshme e të regjistruarve në mësuesi është 7.91. Studentët me performancën më të lartë akademike në fushën e mësuesisë janë regjistruar në programin Informatikë në Universitetin e Tiranës, ndërsa mesatarja më e ulët konstatohet në programin e Gjeografisë. 

Ky shkrim është në pronësi intelektuale të “Skyweb.al”

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5