Kryebashkiakja e Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer është torturuar për orë të tëra në bodrumin e shtëpisë më datë 7 tetor. Ajo ka marrë 13 plagë nga dy thika të ndryshme, në kafkë ka fraktura të dukshme dhe flokët e rrobat i janë djegur në mënyrë çnjerëzore. Ngjarja e rëndë u denocua nga vajza e saj 17-vjeçare e adoptuar nga Mali e cila njoftoi policinë. Sipas “Deutsch Welle” Stalzer e cila u mbijetoi plagëve, ka thënë para policisë se vajza e saj është ajo që e ka goditur dhe torturuar. Pas dëshmisë, prokurori i lartë, Bernd Haldorn ka marrë në konsideratë dyshimet mbi vajzën adoleshente, por ia ka lehtësuar akuzën, nga “tentativë për vrasje” në “dëmtim të rëndë trupor”, duke vlerësuar faktin që ajo i telefonoi policisë. Sipas “Bild” nga të dhënat hetimore të publikuara në media, thikat me të cilat është kryer sulmi dhe disa rroba me gjak janë gjetur në çantën e djalit të saj, edhe ai i adoptuar, por nga Haiti. Policia në fillim arrestoi të birin si autor kryesor të dyshuar, por pas dëshmisë së vetë Stalzerit e gjithë pesha e ngjarjes ka rënë mbi vajzën. Hetuesit kanë zbuluar fshehje të gjurmëve të gjakut dhe ende nuk kanë mundur të zbardhin rrethanat si ajo ka mundur të largohej me plagë të rënda nga bodrumi dhe të ulej në kolltukun e dhomës së ndjenjes ku u gjet. Sipas mediave, kryebashkiakja kishte pasur mosmarrëveshje me të bijën edhe më herët. Mediat gjermane raportojnë se gjendja e saj është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vijojnë, vajza mbahet në një spital psikiatrik.

Iris Stalzer, politikania 57-vjeçare më e diskutuar në Gjermani për shkak të sulmit të rëndë nga vajza e saj, ka fituar postin e kryebashkiakes së Herdeckes. Ajo arriti të marrë shumicën e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator, përballë kandidatit të CDU-së, Fabian Conrad Haas. Pushteti lokal në Herdecke mbahej prej kohësh nga CDU-ja. Betimi i saj ishte caktuar të bëhej më 4 tetor, por u shty për shkak të ngjarjes. “Der Spiegel” shkruan se SPD-ja ku ajo bën pjesë ka kërkuar të vihen sanksione ndaj Izraelit për shkak të luftës ndaj Hamasit dhe si presion për ndalimin e bombardimeve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11