Robert Redfordi ishte një nga figurat më të shquara të Hollywood-it, i njohur jo vetëm si aktor dhe regjisor i vlerësuar me çmime Oscar, por edhe si themelues i “Sundance Institute”, që i dha frymë të re kinemasë së pavarur. I lindur më 18 gusht 1936 në Santa Monica, Kaliforni, Redford fillimisht u interesua për artin pamor dhe pikturën, por pasioni për skenën e çoi drejt aktrimit. Pas eksperiencave në teatrot e New York-ut, ai hyri fuqishëm në industrinë e filmit dhe shpejt u bë një nga aktorët më të dashur të gjeneratës së tij. Roli i tij në filmin “Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969), përkrah Paul Newman, e shndërroi në një ikonë të kinemasë botërore. Ai vazhdoi me suksese të njëpasnjëshme në filma që tashmë janë klasikë, si “The Sting” (1973), “All the President’s Men” (1976), “The Natural” (1984) dhe “Out of Africa” (1985).

Redfordi arriti sukses edhe pas kamerës. Me filmin e tij debutues si regjisor, “Ordinary People” (1980), fitoi çmimin Oscar për regjisorin më të mirë, duke u futur mes emrave më të mëdhenj të kinemasë amerikane Në gusht të vitit 2018, Redfordi deklaroi për “Entertainment Weekly” se do të tërhiqej nga aktrimi pas filmit “The Old Man & the Gun”, ku luajti përkrah Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover, Tika Sumpter dhe Tom Waits. “Kurrë mos thuaj kurrë, por e kisha vendosur pothuajse përfundimisht që ky do të ishte filmi im i fundit si aktor, dhe se më pas do të tërhiqesha, pasi e kam bërë këtë punë që nga mosha 21-vjeçare,” tha ai në atë kohë. Megjithatë, ai pati edhe disa rikthime të fundit. Në vitin 2020, huazoi zërin për filmin “Omniboat: A Fast Boat Fantasia”, ndërsa në vitin 2024 u përfshi në performancën artistike të bashkëshortes së tij, Sibylle Szaggars Redford, “The Way of the Rain -Hope for Earth”. Kulmi i këtij rikthimi ndodhi në mars 2025, kur pas një pauze gjashtëvjeçare u shfaq me një rol cameo në serialin thriller “Dark Winds” që rezultoi të ishte paraqitja e tij e fundit në ekran. Përveç artit, Redford ishte një zë i fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të artistëve të rinj. Kontributi i tij përtej ekranit është vlerësuar po aq sa talenti i tij artistik. Robert Redford largohet nga kjo botë duke lënë pas një trashëgimi të pasur filmike dhe kulturore, që do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm të aktorëve dhe kineastëve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10