Më datë 29 janar Fevziu ka ftuar në emisionin e tij “Opinion” partitë e vogla të opozites ku është diskutuar nëse do të ketë një bashkim mes tyre. Në panel morën pjesë Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, Adriatik Lapaj, themelues i Shqipëria Bëhet, Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre Luçiano Boçi, por ajo që u vu re ishte mungesa e perfaqësuesve të partisë “Lëvizja Bashkë” të cilët me sa duket nuk ishin të ftuar ose pjesëmarrja nuk do të jetë pranuar për shkak të parimeve që “Lëvizja Bashkë” mbron.

Vetë Arlind Qori, në qëndrime të mëparshme publike, ka lënë të kuptohet qartë se “Lëvizja Bashkë” nuk është për një bashkim mekanik me partitë e tjera opozitare, sidomos kur ky Bashkim sipas tyre nuk përfshin ndarje të qartë nga korrupsioni, oligarkia dhe figurat që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada.

“Jo dje, jo sot, jo nesër. “Lëvizja Bashkë” nuk ka për ta ndyrë kurr veten për të qenë pjesë e një sistemi të vjetër dhe të korruptuar politik. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Ramës dhe bashkë me të edhe të gjithë këti sistemi të kalbur të vjetëruar, të korruptuar dhe servil ndaj oligarkisë ekonomike. Bashkimi që na duhet është bashkimi I qytetarve, i njerëzve të ndershëm dhe “Lëvizja Bashkë” ka për të qenë katalizatore e këtij bashkimi të madh dhe përparimtarë”, shprehet Qori në një nga videot e tij.

Pas trasmetimit të emisionit, ka ardhur edhe një reagim nga Redi Muçi, deputet i “Lëvizjes Bashkë” në parlament, i cili përmes një postimi në “Facebook” hodhi poshtë idenë e “bashkimit opozitar”.

Muçi e cilëson këtë proces si një konstrukt artificial, të ndërtuar më shumë për konsum publik sesa si një projekt politik me përmbajtje reale. Sipas tij, termi “bashkim” po përdoret si një tymnajë mediatike, pa sqaruar se mbi çfarë parimesh dhe në ç’raporte forcash synon ky bashkim. “Bashkimi opozitar është tema e diskutimeve të ditës, tymnaja e radhës që tentohet të ngrihet në mendjet e popullit”, shkruan Muçi, duke shtuar se ky diskurs po shoqërohet me “banaqe mediatike”, ku “Lëvizja Bashkë” shpallet qëllimisht non-grata.

Një nga pikat kyçe të reagimit të tij lidhet me refuzimin kategorik të bashkëpunimit me politikën e vjetër. Muçi thekson se mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” bashkohen pikërisht nga kundërshtimi ndaj dyshes Rama–Berisha, që sipas tij ka dominuar dhe dëmtuar jetën politike shqiptare për më shumë se tre dekada. “Nëse ka një element të fortë përbashkues te të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë”, ai është refuzimi i dyshes Rama–Berisha që ka dominuar politikën shqiptare për 35 vjet”, shkruan ai, duke e cilësuar çdo bashkim me njërin prej tyre si tradhti ndaj këtij parimi themelor.

Muçi ndalet edhe te ftesat për negociata politike, duke argumentuar se dialogu pa barazi dhe pa parime është i pavlefshëm.“Në tryezë nuk mund të ulet ujku me delen. Në ç’raport forcash kërkojnë të ulemi në tryezë, e mbi ç’parime?”, thekson Muçi, duke nënvizuar se negociatat kanë kuptim vetëm kur palët janë të barabarta dhe të mbështetura mbi kritere morale.

Nuk është e qartë nëse janë ftuar nga Fevziu por publiku mund ta ketë të freskët nervozizmin e Fevziut muaj më parë kur në studio pati Arlind Qorin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10