Në më pak se 5 minuta disa medie në Shqipëri e Kosovë qarkulluan lajmin se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla u shpall “non grata” nga kryeministri Rama. “Lapsi.al” shkruajti se: “Edi Rama nuk ia ka falur dot ministres së Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, deklaratat e saj të ashpra kundër letrës së përbashkët të kryeministrit tonë me presidentin e Serbisë, ku të dy i kërkonin BE-së një anëtarësim pa të drejta të plota të dy vendeve në Union”. Duke iu referuar burime të veta, “Lapsi.al” njoftoi se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha është urdhëruar nga Rama që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri, për Gërvallën.

Lajmi u përgënjeshtrua nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.  “Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë. Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, sqaroi Malaj.

Lexo edhe shkrimin me titull: “Është shpallur apo jo Nongrata Donika Gërvalla? – Raportimet kontradiktore në Tiranë”

Gërvalla nuk i ka kursyer kritikat ditë më parë ndaj Ramës lidhur me editorialin e e përbashkët me Vuçiçin në gazetën gjermane “FAZ” dhe theksoi se: “Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë”, ministrja tha:“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiçin në gazetën prestigjioze gjermane. Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë atëherë kur Vuçiqin BE-ja, Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë.

Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë” – tha ajo në “RTK”. Ministrja e mbajti këtë qëndrim pas publikimit të shkrimit ku diskutohej rreth procesit të integrimit në BE duke sqaruarn se problem i artikullit është propozimi që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian.

“Problemi i artikullit nuk është pse Rama me Vuçiçin shkruajnë një artikull të përbashkët, por problem i atij artikulli është që propozimi është që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian, duke mos përmendur në asnjë rrokje të vetme, pozicionin që ka Serbia në raport me Perëndimin, Rusinë, Kinën, Venezuelën, Iranin dhe forcat botërore që bien ndesh në çdo aspekt me përcaktimet tona për BE dhe NATO, por edhe me përcaktimet e Shqipërisë”- ka thënë Gërvalla.

Kush është Donika Gërvalla

Në krye të ministrisë së Drejtësisë në Kosovë është Donika Gërvalla, si pjesë e kabinetit të Albin Kurtit. Lëvizjet e saj politike ndodhën pas marrëveshjes që arriti Kurti dhe Osmani me formacionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së themeluar më herët nga Ibrahim Rugova. Faqja e ministrisë së Drejtësisë së Kosovës në jetëshkrimin e saj shënon se Donika Gërvalla-Schëarz është e martuar më Stefan Scharz, një ish-anëtar i parlamentit gjerman.

Ajo ka lindur në Shkup, më 16 tetor të vitit 1971. I ati Jusuf Gërvalla, një nga kundërshtarët e zëshëm të regjimit komunist jugosllav u larga për në Gjermani, atje ku më pas u bashkuan e gjithë familja. Babai i saj, Jusufi, xhaxhi Bardhoshi dhe miku i tyre Kadri Zeka janë vrarë nga Shërbimet Sekrete jugosllave në Gjermani. Familja e saj erdhën në Tiranë dhe Donika Gërvalla u shkollua për flaut, ndërsa në vitin 11992 studioi në Gjermani për Muzikë e më pas Drejtësi. Jusuf Gërvalla ka qenë themelues i grupit irredentist “Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, sipas gazetës “Tema”. Në një intervistë për “RTV Dukagjini” ajo ka hedhur dyshime për vrasjen e familjarëve të saj dhe mikut të tyre, ajo duke iu referuar hetimeve që vijojnë për ngjarjen, ka hedhur dyshime se edhe shqiptarë të Kosovës kanë ndikuar më dhënie informatash. “Ata rreth e rrotul’ kanë kryer punë të tjera”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla u kthye në një faktor politk për Kosovën pasi ndihmoi edhe në organizimin e referendumit për Pavarësinë e Kosovës. Vrulli i ndryshimeve viteve ’90-të e gjeti në Shqipëri në grevën e urisë së studentëve, kundër diktaturës e komunizmit, më pas fokusi i saj u kthye kundër shtypjes së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Ajo loboi për të siguruar mbështetjen e ndërkombëtarëve për paqe e vetëvendosje duke kontaktuar zyrtarisht qeveritë e huaja.

Roli i Gërvallës në arenën ndërkombëtare u pasua nga angazhimi I saj si zëdhënëse se LDK-së dhe u kthye në Kosovë vetëm pas 19 vitesh kur ndërhyrja e NATO-s kishte ndryshuar klimën antishqiptare. Futja e saj në politikë nisi pas pranimit të ftesës së lëvizjës “Guxo” nga presidentja aktuale, Vjosa Osmani. Ajo u bë një nga 5 deputetët më të votuar të kuvendit të ri të pasluftës në Kosovë. Posti I parë qeveritar që ajo mori ishte ai zv.kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Disaporës. Tani ajo drejton ministrinë e Drejtësisë duke qenë faktor aktiv i jetës politike në vend.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11