
Deformim të sistemit politik në vend dhe mungesë e demokracisë së brendshme në parti, janë evidentuar nga ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji në tryezën me temë: “Dialog për demokracinë dhe shtetin e së drejtës” që organizoi me intelektualë dhe përsonalitete në Tiranë. Sipas tij fajtore për këtë situatë është klasa politike dhe ngriti shqetësimin se dorëheqja si akt përgjegjësie politike është zhdukur. Duke kritikuar qëndrimin e lidershipit të PD-së, Sali Berisha ai u shpreh se është shkelur statuti i partisë pasi një lider largohet nga drejtimi kur forca që drejtoh, humbet zgjedhjet. “Neni 46 e ka të përcaktuar se nëse PD nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD-së i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Është tashmë rregull i shkruar, jo rregull moral”, tha ai.
Salianji përsëriti ato që i quajti “premtime të pambajtura” nga Berisha se do e bënte PD-në fituese dhe do e tërhiqte zvarrë Ramën, duke shtuar se ai nuk mundet ose nuk do që të mbledhë të gjithë flukset e opozitës. “Sepse në politikë ndaj janë mandatet për të mbajtur përgjegjësi në fund të 4 viteve për ato që thua. Nëse para 4 viteve thua se “nuk do të m’i vjedhë zgjedhjet Rama, që do ta bëj PD-në fituese në zgjedhjet lokale, do ta tërheq Ramën zvarrë në zgjedhjet e përgjithshme, që do të rregulloj marrëdhëniet me ndërkombëtarët, që deputetët i zgjedhë anëtarësia dhe jo lidershipi”-u shpreh Salianji duke siguruar se është në politikë dhe pjesë e partisë, ndryshe nga çfarë ka deklaruar Berisha në publik se Salianji është i vetëpërjashtuar.
Salianji sheh si emergjente ndërhyrjen në sistemin zgjedhor dhe hartimin e një ligji për partitë politike që kufizon pushtetin e një personi dhe i jep mundësi opozitës të bashkohet. “Shqipëria është i vetmi vend që imponohet për t’u bashkuar para zgjedhjeve. Unë jam në PD, në krysesi, kam qenë deputet, kam fituar në zonat ku kam qenë. Nuk e di sa anëtarë ka PD-ja sot. 120 mijë janë. Këtu futet edhe financimi. Unë kam zgjedhur disktumin, atë do çoj në parti. PD-ja ka zgjedhje më 23 maj”, tha Salianji.
Në përforcim të kësaj ideje, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh optimist për SPAK-un duke thënë se falë tij pushteti ka mundesi të bjerë për herë të parë. “Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin, dhe i ndajnë bashkë fitimet e pushtetit”, tha ai.

Duke fajësuar mediet e kapura nga partia në pushtet, gazetari Milaim Zeka i pranishëm në takim, tha se i vjen turp që mban librezën e gazetarit. Gjatë fjalës së tij Zeka tha: “Është turp të barazohesh me kolegët që kur dalin në studio dihet se kë kanë ardhur të mbështesin. Ky vend është zhytyr në diktaturë. Edi Rama është kthyer në Erdoganin e Ballkanit. Mban nën kontroll drejtësinë, shëndetësinë, medien”. Ai iu drejtua panelit duke zbuluar se edhe listat e të ftuarve në studio televizive i cakton vetë Rama ose njerëzit pranë tij.
Zeka e sheh me shqetësim mbështetjen e qëllimtë që mediet i japin kësaj klase politike duke vërejtur: “Në studio tjerrim lesh pa mbajtur mend se çfarë themi. Kemi çorientuar edhe atë bariun atje, vetëm zi tjerrim. Dhe të gjithë duan të ikin. Duhet të tregojmë se jemi i vetmi vend që themi “Ishalla nuk ikën uji. Ishalla nuk ngelem në banjo pa më ikur uji! Këtë gjendje e kanë sjellë krerët politikë të këtij vendi, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta dhe janë bashkuar në krim të organizuar e korrupsion”,-tha gazetari.
E shqetësuar për “kapjen” e gjyqësorit, avokatja Enida Bozheku solli rastin kur kuvendi mbrojti imunitetin e Ballukut. “82 kukulla të bukura votuan kundër gjyqësorit!”, tha ajo duke theksuar se: “Pushteti politik iu kundërvu petkut të gjyqtarit dhe shqyrtuan diçka të ardhur nga pushtete paralele”.

Krahas shqetësimit për mbivendosjen e pushteteve, Bozheku e fokusoi komentin e saj tek brezi i ri i votuesve të cilët jetojnë në rrjete sociale. “Duhet të ndikojmë në mendimin kritik të popullit, një prej pikave është edhe media. E kemi pyetur ndonjëherë veten çfarë rinie kemi të aftë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend? Nuk dinë kë zgjedhin, por ndikohen nga të tjerët, pasi i ofrohen vende pune. Kemi një 24-vjeçar zv.drejtor të Përgjithshëm të një porti. Mund të jetë më i miri, por 24 vjeç nuk ka eksperiencë”, -tha ajo.
Bozheku analizoi dhe mendësinë e vjetër të partive sipas saj. “Partitë politike që drejtohen nga Berisha, 82 vjeç. Rama me pushtet absolut. Sot jemi në oligokraci. Rama është mbajtësi i të gjithë pushteteve. Është i mbështetur nga paraja e tenderimeve, se ato i mbajnë në këmbë ata me paratë tonë, se tenderat janë me paratë tona”-sqaroi avokatja.
Pedagogu e gazetari Shpend Gashi e vuri theksin te arsimi si burimin e gjithë problemeve që ka vendi e politika sot. “Më vjen zor nga misoni për të shpëtuar studentët e mi. Kam ulëritur me vonesë dhe tani jemi gati me një çantë për të ikur. Për të kapur standartin e parave bën një pakt me Ramën, po do jesh i varur nga ai. Jemi 50 veta që mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri. Jemi për një emërues të përbashkët; se po na ikën jeta. I kemi shkollat gropë, i kemi përtokë. Në një parti politike unë dhe Ervini jemi trajtuar si armiq”, u shpreh Gashi. Ai propozoi për të hyrë në grevë urie dhe shfaqi kritika për Kodin Penal duke u futur në diskutim me avokatin Redon Meksi i cili shprehur kritika për situatën brenda PD-së.

Analisti Agim Baçi shkoi më tej duke kërkuar zgjidhjet. Ai tha se problemi është mungesa e një qëndrimi moral ndaj së keqes dhe kthimi i besimit të qytetarëve të ndryshimi: “Shumica thonë se çfarë do them unë, nuk ndryshoj asgjë. Si ta ngremë besimin. Nëse nuk besojmë te ndryshimi, çdo hap është kot. Ervin ku do shkojmë, cili është efekti? Do e bësh brenda PD-së? Mendoj se PD-ja ndryshon nga brenda. Unë mendoj që PD-ja është më e madhe se kryetari”, tha Baçi.
Gazetari Armir Shkurti në tryezë deklaroi se Shqipëria nuk ka pluralizëm dhe se na mungon liria. “Jemi të pushtuar, na kanë marrë lirinë, lirinë ekonomike, shkrepëset një dorë i fut në Shqipëri, miellin po ashtu. Nuk kemi lirinë juridike. Pra ky vend funksionon si një shtet-fondacion. Ai fokusohet në disa pika që i sheh problematike si: ndërtimi, arsimi, mjekësia, drejtësia dhe kultura. “Kemi agresion kulturor. VIP-at jo pa qëllim u shfaqën dobët në një spektakël për të treguar që këta jemi. Mendoj që ishte një ide e strukturuar. Duan të na marrin gjithçka”, tha Shkurti.
Anëtari i PD-së, Roland Bejko solli në vëmendje qëndrimin e Salianjit për të cilin u veçua nga PD-ja: “Një anëtar i partisë e ka për detyrë të dalë të flasë. Djemtë e vajzat kërkuan energjizmin e PD-së. Ku është mëkati, po vetëpërjashtimi? Nuk kanë turp. Kur vret turpin je në gjendje të bësh gjithçka. Nuk do e keni të lehtë, ata i bashkon paraja, i bashkon krimi. Në sirtare kanë skelete njerëzish”, tha Bejko. Avokati Përparim Çaça kërkoi besnikëri nga kryetarët e degëve dhe anëtarësia: “Duhen kontrolluar krerët e degëve. Anëtarësia është e mbyllur. Nuk prodhojmë më idealistë, prodhojmë vetëm servilë”, tha ai.

Ndrec Pjetri, më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tha se vendi është në krizë të thellë ekonomike sepse shporta familjare është më e kushtueshme se në Evropë, ndërsa kemi rrogat më të ulta në rajon. S’ka standard jetese, po largohet pjesa më e mirë e shoqërisë. Sipas tij ndryshimi i madh në PD vjen nga të rinj si ai që janë future në politikë pas 2013-ës dhe nuk kanë një historik mëkatesh. Në mbyllje Salianji tha se kjo tryezë do pasohet edhe nga të tjera.

Një tryezë të tillë dëgjesash ka organizuar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha javë më parë. Pas diskutimesh vëmendjen e mori një debat mes pedagogut e gazetarit Shpend Gashi dhe Alfred Lelës, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike. Në një postim në rrjete sociale Lela shkruan: “Tani nga maja e teorisë zbresim në fushën e praktikës, te tryeza e dialogut, thirrur nga udhëheqesi i opozitës, Sali Berisha, dhe te reagimi i ‘intelektualëve’ përkundër saj. Fjalën intelektual do ta përdor në thonjëza, sepse të gjithë reaguesit, përjashto Lubonjën, i klasifikoj (mos m’a falni paragjykimin!) si prole të fjalës. Thënë shkoqur: kanë gojë dhe gjuhë, kanë faqe në rrjete, podcaste nëpër dhoma gjumi, japin mësim në semiuniveristetet e Tiranës apo rretheve, por nuk janë intelektualë. Pra, nuk krijojnë. Kur e shohin se nuk ngjisin në mainstream, hidhen në tregjet e konspiracionit. Qëllimi është një: të futen në qendër përmes ekstremeve, pra jo përmes krijimit, por habishkaktimit.”

Kjo nuk është mirëpritur nga moderatori e analisti Shpend Gashi. Ai ka postuar një kundërpërgjigje ku nuk kursehet dhe e nis reagimin me fjalët: “Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është.”-shkruan Gashi duke shtuar se: “Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!”-shkruan ai.
Lidhur me qëndrimet kritike gjatë tryezës, Lela shkruan: “Pse, këta ‘intelektualët’, e kapën me tryezën e opozitës, secili nga këndi i vet i fandaksjes? Sepse ata i presin krizat si shpëtimtare për rolin e tyre, shpresojnë se nëpër trazirat e tyre to do kalojnë nga margjinat në qendër. Instinktin e kanë të saktë: vetëm krizat mund t’i shpëtojnë ekstremistët, në momente qetësie ata nuk janë më shumë se një lëmsh psikologjik që kërkon të çtirret diku. Duke e perceptuar opozitën në krizë, ata hutohen kur nuk i thërrasin me emër të përveçëm, publikisht, që të begenisin tryezën, jo si të barabartë, jo si veprimtarë, por si shpëtimtarë. Në kokën e kokolepsur kanë ravijëzuar një aula magna ku, edhe në mos qofshin në krye, rrumbullakësia e tryezës u krijon iluzionin se janë. Është ëndrra e gomerëve që e dinë veten për kalorës, rrjedhimisht në tryezën primus inter pares me Mbretin Artur.
Po t’i vije re reagimet e tyre, alogjike siç janë ekstremitetet, përvijonin një ankesë sipas së cilës në tryezë i ftoka Sali Berisha dhe kjo i ftohka! Ou?! Pse, kush duhet t’i ftonte? Pëllumbi, recepsionisti i Partisë Demokratike? Fryma e shenjtë? Donald Trump d.v?”
Ai nuk kursehet në komente për ato që i quan si nevoja për të krijuar dhe luftuar një betejë imagjinare: “Nuk është ftesa dhe forma e saj që i shqetëson, është nevoja për të krijuar dhe luftuar një betejë imagjinare, për të pasur mullinj që fryjnë erë për balonat e iluzioneve të tyre. Ashtu të trandur, fantazojnë për horizontet ku duhet të shkojë trupa e madhe opozitare, dhe vertikalet që duhet të bëjë për të mbërritur aty”.
Lexo edhe shkrimin me titull: Përplasje publike mes Alfred Lelës dhe Shpend Gashit – Sebep tryeza e Berishës
Gashi ia kthen përgjigjen me një video, duke shtruar disa pyetje radhazi për Lelën: “Na uli në odë të burrave dhe qentë e partisë na prenë në besë neve qe erdhëm në mirëbesim aty. Se ai nuk ishte vetëm sulm për mua vëlla, ai ka një urrejtje patologjike për mua. Po ai ishte sulm edhe Lus Susajn, që i kritikoi, ishte sulm edhe për Florian Binajn, ishte edhe për Neritan Liçajn, edhe për Ermal Hasimjen që kritikoi, edhe për zonjën Meri Lika, që kritikoi, edhe për Blerina Gjyriçin, që kritikoi nga Konsumatorët. Mirë me mua Shpendin e ke personale, kemi gjërat tona, ne, pritet të kafshosh, more dajakun në publik, u degjenerove, po me profesorin Lus Susaj more, more gjë e keqe, more djalë i keq, edhe ai nuk është intelektual? 40 vjet, 40 botime, jo botime me chat gpt, botime alla Çili, njeriu, vreshtari më i mirë në Ballkan vëlla, gjeni në vreshtari, më i miri…”.


