Nga Ylli Manjani

Shumë interesante të dhënat e Barometrit të transmetuara mbrëmë në Euronews.

1. Qartësisht populli shqiptar është popull “analist”. Të pyetur “si po shkon situata dhe veçanërisht situata ekonomike në Shqipëri”, 51% mendojnë se po shkon “KEQ”. Gjithashtu, për herë të parë një shumicë dalluese prej 48% mendon se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 35% mendojnë se jemi në drejtimin e duhur. Pra populli në analizë i ka sytë në ballë e mendjen në kokë.

2. Por kur vjen puna te qeveria, i njëjti popull “vë shpirtin” në paqe duke pranuar në shumicë që qeveria po punon mirë. Madje po i njëjti popull mendon se “e keqja” më e madhe në këtë vend është opozita. Kjo tregon se politikisht populli mendon me trutë e gomarit. Personalisht, nuk çuditem. Kam kohë që them me zë të lartë se shqiptarët bashkëjetojnë me të keqen, jo se nuk e dinë që është e keqja, por aty gjen zgjidhjet e ditës.

Dikush bukën, dikush punën, dikush shkollën, dikush biznesin, dikush spitalin, dikush lirinë. Zgjidhjet që ofron “e keqja” janë realisht më të prekshme. Janë kapilare, pra që ofrohen dhe sigurohen kudo në terren. Në këtë kuptim, identifikimi politik i Edi Ramës me “të keqen” është në fakt reklamë e paparë që i bëhet. Mos harroni, tek “e keqja” ka zgjidhje. Tek ligji, shteti apo “e mira” në tërësi ka radhë të gjatë. S’ia vlen! Bashkëjetesa paqsore me të keqen shpjegon pse ngjisin trutë e gomarit, pavarsisht se gomari shkon dukshëm në rrugën e gabuar.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14