Sot, në” Joint Base Elmendorf-Richardson” në Anchorage, Alaska, pritet të zhvillohet një takim që shumë analistë e konsiderojnë me rëndësi historike për ecurinë e konfliktit në Ukrainë dhe sigurinë europiane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të kenë mundësinë të diskutojnë mbi mundësitë e arritjes së një armëpushimi dhe gjetjes së një formule paqeje – jo vetëm për Ukrainën, por edhe për çështje të tjera që prekin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “AP News”, Trump synon të sigurojë një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, ndërsa Putin do të kërkojë të forcojë kontrollin rus mbi territoret e pushtuara dhe të ndalojë integrimin e Ukrainës në NATO. Presidenti amerikan ka paralajmëruar “pasoja shumë të rënda” nëse nuk arrihet një armëpushim, duke e lënë të hapur mundësinë e përdorimit të sanksioneve si mjet presioni.

Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër çdo marrëveshjeje që do të përfshinte shkëmbim territoresh. Një element i rëndësishëm është se në këtë takim nuk do të marrë pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe as partnerët kryesorë evropianë, çka ka ngjallur debat mbi qasjen perëndimore “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”.
Putin është shprehur i hapur për të diskutuar edhe mbi kontrollin strategjik të armëve bërthamore, ndërsa Trump ka theksuar se nëse nuk arrihet një rezultat konkret, takimi mund të shihet si një rast i humbur për paqe.

Takimi në Alaska shënon vizitën e parë të Putinit në territorin amerikan që prej vitit 2007 dhe përballjen e parë direkte mes dy liderëve që prej vitit 2019. Sipas “Washington Post”, zgjedhja e një baze ushtarake në Alaska si vendtakim është simbolike, duke reflektuar distancimin nga Europa dhe rikthimin e tensioneve në kufijtë veriperëndimorë, një zonë me rëndësi historike strategjike në marrëdhëniet SHBA–Rusi.

Ky takim shihet si një moment potencialisht përcaktues: ai mund të hapë rrugën drejt një procesi paqeje, por gjithashtu mbart rreziqe për fragmentimin e unitetit perëndimor nëse nuk merren parasysh interesat e të gjitha palëve të përfshira. Dilema mbetet e hapur – a do të shënojë ky takim një kthesë në konflikt, apo thjesht një etapë që konfirmon status quo-në?

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13