Tregu i pronave në Tiranë duket se ka filluar rënien. Gazetari Ersuin Shehu në një artikull për Monitor.al, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) thotë se numri i transaksioneve të shitblerjeve me pasuritë e paluajtshme pësoi tkurrje në vitin 2023.

Konkretisht vitin e kaluar u regjistruan gjithsej 35690 transaksione të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, në rënie me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Një shifër e tillë dëshmon se tregu i pronave ka pësuar frenim vitin e kaluar.

Kjo rënie është më e theksuar në Tiranë, ku këto transaksione u reduktuan për të dytin vit radhazi. Në ASHK u regjistruan 20,959 shitblerje, në rënie me 20%, krahasuar me vitin 2022.

Edhe në Tiranë, rritja e tregut e arriti pikën më të lartë në vitin 2021, me 29,355, me rritje prej 43.5% krahasuar me vitin 2020.

Por, pas vitit 2021, numri i transaksioneve paraqitet në rënie të dukshme dhe për vitin 2022, numri i transaksioneve ka zbritur afër nivelit të vitit 2020.

Ndërsa në periudhën 2020-2021, shitblerjet në Tiranë përbënin 88-89% të numrit të përgjithshëm të transaksioneve në vitin 2023, shitjet në Tiranë përbëjnë më pak se 59% të tregut.

Megjithatë, aktorët e tregut mendojnë se transaksionet e shitjes japin vetëm një tablo të pjesshme të tregut. Sipas tyre, në kushtet e volumit të madh të ndërtimeve të reja, një pjesë e konsiderueshme e shitjeve bëhen me kontrata porosie.

Për më shumë lexo artikullin e plotë të Monitor.al

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10