“Top Channel” i ka drejtuar kamerat e investigimit te ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur dikur Ballukun “kryeredaktore e Top Channel”. Ai ka ironizuar rolin e saj të perceptuar mbi kontrollin e informacionit në media. Sipas Ahmetajt, Balluku kishte marrë “pozicion mbi Veliajn” për shkak të forcimit të unitetit brenda PS-së, ndërsa televizionet kryesore, sipas tij, shpesh shërbenin në interes të qeverisë.

GJKKO shpalli vendimin për pezullimin e saj nga detyra, ndërsa “Top Channel” e vendosi ngjarjen në kontekst institucional, duke përmendur edhe arrestimet e dy zyrtarëve të tjerë. Ndërsa tani në emisionin “Fiks fare” u hodhën dyshime se edhe pse ajo nuk është më në detyrë, vijon të ushtrojë pushtetin. Punonjësit i referohen “shefes” kur u kërkohet të bëjnë emërime apo të marrin vendime. Një gazetare e infiltruar ka kërkuar punë në autoritetin e Aviacionit Civil. Ne takimin me drejtorin Maksim Et’hemaj ai e lidh bisedëm me Ballukun.

Investigimi nis në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku gazetarja e Fiks Fare kontakton drejtorin Maksim Et’hemaj, duke shprehur interes për një vend pune në sektorin e medias. Gjatë bisedës, Et’hemaj flet për punonjësen aktuale të medias dhe e lidh atë me Belinda Ballukun. “Nëse ajo do të zëvendësohej dhe në vend të saj do të vinte një person tjetër, kjo do të ishte thjesht çështje emrash”, tha ai. Kjo forcon bindjen se një propozim nga Balluku do merrej në konsideratë.

Lexo edhe: https://gogo.al/balluku-nuk-eshte-me-kryeredaktore-e-top-channel-it/

Në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial gjendet punë sipas parimit “Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja”. Drejtori Sokol Zajmi shkon më tej kur thotë: “Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot”. Dora e Ballukut ndihet edhe në këtë institucion.

Nga bisedat e personave që gazetarja ka takuar kuptohet se autoriteti I saj lidhet ende me drejtimin, edhe pse në krye tashmë janë emëruar titullarët. “Belinda Balluku e ka vënë Enea Karakaçin”, thotë drejtori i Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Rrapush Tola kur i kërkohet mundësia për punësim. Ai ka lënë të kuptohet se një sinjal prej Ballukut ndikon për punësimin.

Ish-Këshilltari i Belinda Ballukut Flor Serjani ka pranuar se është takuar vetëm dy ditë me parë me ish-zv.kryeministren nën hetim, Ballukun. Ai thotë se merret ende me PR-in e Ballukut. Serjani konfirmon se drejtuesit e MIE-së janë sugjeruar prej saj. Edhe Genci Tërpo I premton punë gazetarës së infiltruar si punëkërkuese  e thotë se do i çojë të fala Ballukut. Por vetë Balluku duket se nuk e ka pritur mirë gazetaren e “Top Channel”. Gjatë një ecje nga liqeni Artificial e pyetur se pse e konsiderojnë ende “shefe”, Balluku akuzon vajzën për gjobëvënie, nga dera e palestrës.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13