Nga Enver Robelli

Se sa është e rëndësishme që shteti të ketë institucione funksionale, të cilat zbatojnë ligjet me rigorozitet, u pa sot në Maqedoni. Po të kishin funksionuar institucionet, diskoteka nuk do të punonte me licencë të falsifikuar. Dhe njerëzit që e pësuan fatalisht, do të ishin gjallë.

Po të kishte Maqedonia institucione funksionale, atëherë më 2021 vështirë do të kishte shpërthyer zjarri në spitalin modular të Tetovës, me ç’rast humbën jetën 14 veta. Kur më 2023 u shpall aktgjykimi në Tetovë, kryetari i trupit gjykues tha: “Të pandehurit nuk kanë instaluar mjete të përshkruara për mbrojtjen nga zjarri dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pacientëve të sëmurë me COVID-19.” E çka ndodhi pastaj? Të pandehurit u dënuan me kusht, nëse brenda tri viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë ata s’vuajnë asnjë ditë burg. Kështu shkojnë punët ballkanike.

Po të kishte Shqipëria institucione serioze, nuk do të kishte ndodhur shpërthimi në Gërdec dhe 26 njerëz nuk do të humbnin jetën. 26 kanë vdekur dhe fajtorët kanë shpëtuar pak a shumë pa asnjë therë në këmbë, madje janë ende të pranishëm në jetën politike.

Po të kishte Shqipëria institucione, nuk do të kishte bërë vaki që të mos ndërtohej asnjë incenerator dhe të “humbnin” rreth gjysmë miliardë euro. Ata që dyshohet se i kanë “zhdukur” këto mjete marramendëse lëre se nuk kanë frikë nga konsekuencat, por bëhen gati të qeverisin vendin edhe në të ardhmen (ndërkohë që gati gjysma e qeverisë është në burg, në arrati apo ka probleme me ligjin).

Po të kishte Serbia institucione funksionale, nuk do të rrëzohej një pjesë e sapo renovuar e stacionit të trenit në Novi Sad dhe 15 njerëz do të ishin gjallë. Stacionin e renovuar e ka inauguruar presidenti i vendit.

Po të kishte Kosova institucione funksionale, qytetarët qëmoti do të merrnin përgjigje mbi fajësinë e të gjithë atyre që janë përzier në aferat më të mëdha korruptive dhe kriminale në Kosovë. Derisa drejtësia ose bën gjumë ose është selektive, debati ekstrem polarizues në Kosovë zhvillohet në nivelin e akuzave të ndërsjella: “Ti je vjedhësi” – “Jo, ti je vjedhësi”.

Pastaj, kur ndodhin tragjedi si kjo në Maqedoni, njerëzit anekënd Ballkanit pyesin të habitur: si ishte e mundshme? Përgjigja në këtë pyetje gjendet te toleranca e tepërt e shoqërive ballkanike ndaj politikanëve dembelë për të punuar dhe të zellshëm për të vjedhur. Të tillët nuk ndërtojnë institucione. Të tillët i dobësojnë apo shkatërrojnë ato. E çmimin e paguajnë qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10