Tensionimi i situatës deri në djegie të institucioneve nga protestuesit dhe sulmit me plumba gome drejt të rinjve nga policia ka sjellë edhe reagimin e presindetit Bajram Begaj. Ai është takuar në zyrë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt, atë të BE-së, Sofia Moreira de Sousa dhe ambasadorin gjerman, Karl Bergner. Sipas “Klan” Begaj ka patur bisedime edhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Mësohet se palët kanë diskutuar për tensionimin e situatës në Tiranë.

Tirana është në mes të valës së trazirave prej ditësh. Qytetarët vijojnë prej disa muajsh të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa revolta është ndezur nga të rinjtë të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe janë rebeluar ndaj policisë. Disa institucione shtetërore janë sulmuar me molotov e gurë, ndërsa policia nuk është kursyer duke i goditur të rinjtë me shkop gome.

Më herët Begaj ka dalë me një qëndrim duke kërkuar uljen e tensioneve dhe shmangien e dhunës. Ai është shprehur se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, meriton të dëgjohet. “Dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pasi cenon sigurinë e qytetarëve dhe bashkëjetesën demokratike”, shton kreu i shtetit.

Dhuna policore është dënuar edhe nga ndërkombëtarët. OSBE/ODIHR, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. “Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, vëren organizata.

Ditën e enjte kuvendi në seancë plenare ka kërkuyar interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pas Demos është kërkuar interpelancë me ministrat Petrit Malaj dhe Enea Karakaçi, nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18