Një video intime kapërceu gjithë kuriozitetit se si ish-kryetarja e SHISH-it Vlora Hyseni dyshohet se kishte fikur radarët për Ergys Agasin, biznesmenin që kërkohej prej muajsh nga policia. Videoja qarkulloi me shpejtësi, më shpejt se qëndrimi i Ramës në Rinas kur rendi të distancohej nga Hyseni.

Emrat e përmendur nuk janë më pak të famshëm sa ministrat e drejtorët e Ramës të cilët janë nën hetim, arrati apo të dënuar me burg. Privatësia e personave publikë është një ushqim shumë i mirë për mediat rozë, por interesi publik shqetësohet për dyshimin për daljen e të dhënave sekrete nga ish-funksionarja e larta e SHISH-it e cila informonte të kërkuar nga policia për takimet me kryeministrin dhe shqetësohej për rrethanat në të cilat ndodhej Agasi duke iu drejtuar me fjalët “shpirt e zemër”.

Videoja e Hilës nuk më shumë e bujshme se një protestë e cila zgjat preh më shumë se 120 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. E gjitha ndodhir pas nje tjetër skandali, atij të pronave në zonat e mbrojtura dhe ligjit të posaçëm i cili krijon hapësira për ndërtime pranë tyre. Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec ngriti shoqërinë civile në këmbë duke e kthyer kauzën për mjedisin në çështje kombëtare deri te kërkesa direkte për largimin e Ramës nga qeveria dhe gjithë kastës së vjetër politike.

Nga ana tjetër ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hedh akuza për trafik armësh ku përfshihen emra pranë kryeministrit Edi Rama dhe kompania KAYO e cila operon në Tiranë. Përmes një audiopërgjimi Ahmetaj në intervistë me gazetarin $im Peka tha: “Izraeliti i Ramës Ron Yefet bën trafik armësh dhe pazare me pasuritë e Shqipërisë”. Dosja Balluku është pasuruar edhe më shumë nga akuza fillestare për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, duke përfshirë procedura të tjera prokurimi, mes tyre investime në Unazën e Madhe të Tiranës, si dhe kontrata të tjera publike që janë nën shqyrtim nga hetuesit.

Po sa vlen kjo video për familjet shqiptare, kur milionat që duhet viheshin në shërbim të popullit, janë kthyer në vila luksoze buzë detit a kush e di çfarë tjetër të fshehura pas emrave të sportistëve? Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç, zë kritik, shkruan se: “Rrjeti paska shpërthyer me video intime të disa këngëtarëve. Sinqerisht, zero interes derisa nuk bëhet fjalë për njerëz që mbajnë oste pblike dhe paguhen nga taksat tona. Artistët nuk kanë detyrim ndaj publikut për jetën e tyre private. Interesi fillon vetëm aty ku fillon përgjegjësia shtetërore!”

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7