Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është përfshirë në një ngjarje me tone nacionaliste. Teksa ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministri i Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviç, tifozët kanë bërë thirrje raciste kundër shqiptarëve. “INA” raporton mbi ngjarjen ndërsa mësohet se nuk ka patur ndërhyrje nga autoritet. Salla e lojërave ka kumbuar nga kori që thërriste njëherazi: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke mos shqetësuar askënd nga podium që duartrokiste. 

Reagimi i vonuar

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka denoncuar ngjarjen e cila provokoi reagime të ashpra në rrjete sociale. “Radio Evropa e Lirë” ka konfirmuar fillimin e një hetimi nga institucionet e drejtësisë. Ministri i Sportit i Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski edhe pse ka dënuar aktin, ka thënë se nuk mund të reagojnë konkretisht pasi thirrjet nuk janë bërë nga subjekte sportive, por nga tifozët për të cilët ministria nuk ka kompetencë të përgjigjet.

BDI-ja i ka quajtur thirrjet “fashiste” dhe vëren se nuk ka patur asnjë reagim institucional, as dënim moral, apo edhe distancim politik. “Vetëm miratim me heshtje”,-shprehet kjo parti duke kërkuar hetime urgjente dhe sanksionime për organizatorët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se thirrjet kundër shqiptarëve cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektin e ndërsjelltë. Qëndrim ka mbajtur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila e ka konsideruar një akt të papranueshëm dhe fyes ndaj shqiptarëve.

Vetë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka toleruar ngjarjen duke shkruar në rrjete sociale se maqedonasit janë të turpëruar nga ajo çka ndodhi dhe se thirrjet tronditën botën sportive.

Dy ditë pasi thirrjet kishin dhënë efekt brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut, vjen edhe reagimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i cili ka ndjekur gjithë lojën. “Nuk i kam vënë re thirrjet e tifozëve, ato janë bërë nga një grup i vogël njerëzish”- ka thënë kreu i qeverisë Mickoski. Në një deklaratë ai shton: “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë, së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”.

Thirrjet raciste dhe gjuha e urrejtjes janë të parashikuara në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut. Sipas nenit 319, “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.” Nenet e kodet janë aty, po për vonesat dhe përgjegjesitë duket se nuk ka asnjë ngarkesë, edhe kur ajo qëndron në radhët më të larta të qeverisjes.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10