Nga Dorian Matlija

Në këto orë, Prokuroria e Tiranës ka në dorë arrestimet e protestuesve dhe me siguri është duke analizuar pamjet filmike. Në to bie në sy qartë se çfarë ka bërë edhe vetë policia. Ne avokatët që po merremi më këto cështje, si dhe çdo qytetar, po i shohim mirë. Kur një qytetar është i shtrirë përtokë, i neutralizuar, ose po largohet, goditja me shkop gome, me shkelma, tërheqja zvarritja, hedhja e gazit lotsjellës apo spraji i përdorur, nga ai për arinjtë, nuk janë aspak në emër të ruajtjes së rendit. Janë krime që duhen hetuar penalisht. Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndalon çdo trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Ky është i vetmi nen i konventës që nuk ka përjashtime dhe justifikime. Nuk justifikohet dot as nga rendi publik, as nga emergjenca, as nga dhuna e ndonjë protestuesi, as nga asnjë interes tjetër shtetëror.

Prandaj Prokuroria që tani sheh videot për të nxjerrë përgjegjësitë e protestuesve, nuk mund të rrijë pa e vënë re dhunën kriminale policore. Nëse do hetohen individualisht qytetarët protestues, duhet të hetohet edhe dhuna e shtetit, për çdo efektiv policie dhe për çdo urdhërdhënës.

Në këtë moment delikat, i bëj thirrje Prokurorisë së rrethit Tiranë që të konsiderojë sa më poshtë:

1. Protesta nuk është krim, me leje apo pa leje. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj për këtë gjë.

2. Hedhja e vezëve në drejtim të objekteve, ulja në shesh, bllokimi paqësor, thirrjet, pankartat apo revolta qytetare nuk janë krime.

3. Rrahja e qytetarëve, tërheqja zvarrë, poshtërimi, janë krime, të eprorëve dhe vartësve të tyre.

Këtu detyra e Prokurorisë është me rëndësi parësore për të ruajtur rendin. Sepse po nuk u trajtua përgjegjësia penale e atyre me uniformë, që buron nga të njëjtat prova që po mblidhni për qytetarët, shumë të tjerë nesër do nxiten me të drejtë që ta zgjidhin vetë këtë hall, qoftë edhe duke marrë në vazhdim përgjegjësi penale individuale po qe nevoja.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11