Indra Nooyi është truri i marketingut të shumë kompanive, duke shkruar historinë me “PepsiCo”. Si CEO e kompanisë ajo propozoi dhe zbatoi një strategji për të ndaluar ndarjen e “PepsCo-së” duke krijuar një standart më të shëndetshëm për pijet dhe në respektim të politikave miqësore me mjedisin. Ajo ia ktheu pas universitetit Yale School of Management mirënjohjen dhe investimin që ata kishin bërë ndër vite, duke organizuar fushata bamirësie të shpeshta. Kjo i dha statusin e filantropes, madje ajo konsiderohet si gruaja e parë që ka financuar një katedër në një shkollë prestigjioze biznesi. Falë përvojës Nooyi u punësua në kompaninë “PepsiCo” në planifikimin afatgjatë duke ndikuar me politikat e saj në shitjen e disa markave si “Taco bell”, “Pizza hunt” duke i sjellë fitime të mëdha kompanisë e cila u përqëndrua vetëm te pijet.

Në kërkim të gjetjeve për ta çuar përpara kompaninë, Nooyi krijoi termin “Performo me përgjegjësi” që më pas do kthehej në moton e “Pepsit”. Ajo drejtoi për të paktën 12 vite duke mundur të shumëfishojë fitimet nga 2.7 miliardë në 6.5 miliardë dollarë. Suksesi i Nooyit nuk është thjeshtë në marketimin e produktit, por ajo bëri që “Pepsi” të ofrojë më pak kalori, reduktoi gjurmën e karbonit falë ideimit të një paketimi të lehtë dhe të riciklueshëm sipas “Womenshistory”. “Bordet zgjedhin CEO-t sepse janë të qëndrueshëm, sepse arrijnë të gjejnë një rrugë përmes të gjitha këtyre sfidave dhe ta transformojnë kompaninë. Dhe kjo ishte ajo që duhej të bëja unë. Duhej të sigurohesha që portofoli ynë të zhvendosej drejt një kombinimi të mirë produktesh ‘kënaqësi për ty’, ‘argëtim për ty’, duke shtuar edhe produktet ‘më të mira për ty’ dhe ‘të shëndetshme për ty. Duhej të reduktoja ndikimin mjedisor. Duhej të sigurohesha që njerëzit të ndiheshin të motivuar dhe entuziastë për të ardhur në punë në PepsiCo, ndërkohë që kompania vazhdonte të jepte rezultate. Kjo ishte sfida më e madhe.”-ka thënë ajo në një intervistë për “CNN”.

Faqja e historisë së “Pepsit” po shkruhej ngadalë, por me sukses nga një grua e cila lindi në Indi dhe emigroi drejt SHBA-vë për të studiuar më thellësisht për marketing. “Forbes” shkruan se pasuria e saj lidhej direkt me aksionet që ka përfituar nga “Pepsi”. Në vitin 2023, ajo iu bashkua Këshillit Këshillimor të CEO-ve të kompanisë së re “Cohesity”, e cila merret me sigurinë dhe menaxhimin e të dhënave të fuqizuara nga inteligjenca artificiale. Nooyi u bë pjesë e bordit të “Amazon” në vitin 2019 dhe bordit këshillimor global të “Deutsche Bank” në vitin 2022.

Aspak skeptike për pozicionin që po ndërmerrte, ajo ka përshkruar se me çfarë përgjegjësie po niste të drejtonte një nga kompanitë më të mëdha në botë: “Thjesht e pashë detyrën dhe thashë: Oh Zot, duhet të përfaqësoj siç duhet gratë, njerëzit me ngjyrë, emigrantët dhe njerëzit me origjinë indiane,” thotë ajo. “Doja të bëja gjënë e duhur për të gjithë, por mbi të gjitha doja të sigurohesha që të isha një administratore e mirë e PepsiCo-s. Në atë moment nuk mendova për rolin historik që po luaja. Por, duke parë pas, tani e kuptoj se ishte një thyerje kornizash. Në shumë mënyra, unë theva shumë barriera,” shton ajo për “CNN”.

Në vitin 2019 ajo doli në pension, por me një perceptim interesant se çfarë do ndodhte që të nesërmen: “Kur vendosa të dal në pension, isha e lodhur dhe kisha arritur shumë suksese,” thotë ajo. “Kisha qenë në atë detyrë për 12 vjet, 12 vite të mrekullueshme, dhe mendoja se do të më mungonte shumë “PepsiCo”, por ditën tjetër u ndjeva si një person i ri dhe nuk më mungoi aspak puna ime e mëparshme. As edhe për një minutë. Më mungojnë disa nga njerëzit, por jo puna, sepse kisha kaq shumë gjëra të tjera që mund të bëja. Gjëra që varionin nga borde interesante drejtimi, organizata jofitimprurëse, deri te puna mbi çështje që më kanë interesuar gjithmonë.” Në majat e suksesit, por me një kosto të madhe mbi shpinë në jetën personale. Në librin biografik “My Life in Full” Nooyi shkruan: “Kam punuar jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ishte një punë që më erdhi thjesht vetvetiu,”- thotë ajo. “E fitova. E vendosa kompaninë përpara vetes sime. Në çdo moment e vendosa kompaninë përpara vetes. Çfarëdo që bëja, doja të sigurohesha që të sillte një ndryshim për kompaninë.”

Indra Nooyi u rrit në një komunitet konservator. Pasi vendosi të studionte në SHBA, bashkë me të shkoi t’i rrinte pranë edhe nëna e saj. Në rrëfime ajo përmend shpesh të motrën Chandrika e cila është një muzikante e njohur e nominuar për çmimin Grammy. “Womenhistory” shkruan se Nooyi ndryshe nga vajzat e tjera kishte pasione, ku përveç interesit të lartë për fizikën, kiminë e matematikën, luante në një ekip kriketi, i binte kitarës në një grup rocku në Madras Christian College. Aty u diplomua në vitin 1974, dhe më pas fitoi të drejtën për të studiuar në Indian Institute of Management në Kalkutë, ku mori diplomën MBA në vitin 1976. Gjatë studimeve punoi si recepsioniste për të përballuar shpenzimet.

Jeta e saj tani është e çliruar nga tensioni e ngarkesa në punë dhe i është përkushtuar pasioneve. Bashkë me të shoqin biznesmen, kanë një koleksion kitarash shumë prej të cilave mbajnë nënshkrime e autografe nga kitaristë e muzikantë të njohur të cilët ishin pjesë të koncerteve të organizuara nga “Pepsi”. “Aty janë Blake Shelton dhe Usher. Është Lionel Richie, Don Felder (ish-anëtar i grupit The Eagles).”- thotë ajo duke u shprehur se tashmë kanë mbetur thjeshtë kujtime që i sjellin ndërmend kohë të bukura kur shprehet se nuk i besohet që i ka takuar ata nga afër”.

Nga libri, “CNN” ka veçuar një batuatë që ua ka thënë kolegëve: “I shoh të gjithë dhe u them: Ju kaluat nëpër ‘shkollën time të vështirësive’ dhe po ia dilni shkëlqyeshëm”. Në pak fjalë u ka lënë brezave të rinj thelbin e filozofisë së punës dhe sakrifcave ku kalon rruga e suksesit.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7