Që prej muajit qershor të këtij viti, poshtë zyrës së Edi Ramës mijëra qytetarë brohorasin për dorëheqjen e tij, si pasojë e pakënaqësive që lidhen me të drejtën e pronës, arsimin, shëndetësinë, tregun e punës, meritokracinë, nivelin e lartë të korrupsionit dhe kontrollimin e pushteteve nga krimi i organizuar. Ramës dhe njërëzve që vërtiten rreth orbitës së tij nuk i kanë bërë përshtypje as protestat paqësore me pankarta kreative dhe as revoltat me thyerje xhamash e djegie objektesh. E vetmja pyetje që ngrenë është “Po iku Rama, kush do ta zëvendësojë?”. 

Kjo nuk është një pyetje rastësore, por një ide për të cilën Rama ka punuar fort, pra krijimi i përshtypjes së ai është i pazëvendësueshëm brenda partisë që drejton, në ekzekutiv etj.. Kështu nga përshtypja krijuan bindjen, Rama një Skënderbe siç e quajnë ministret e tij, tashmë edhe me shpatë e parzmore që po udhëheq kombin drejt “Tokës së Premtuar”, drejt Bashkimit Europian. Pikërisht anëtarësimi në BE ishte edhe karta e premtimeve elektorale për zgjedhjet e vitit 2025, bashkëngjitur me dualitetin e pashmangshëm “ujë dhe drita 24 orë pa ndërprerje”. 

Ndër kërkesat që aktivistët, studentët dhe qytetarët që vijojnë protestën lidhen pikërisht me krijimin e një qeverie tranzitore, dalë nga zgjedhje të lira dhe të pavarura. Këtë kërkesë Rama e ka përjashtuar në mënyrë kategorike, ndërsa ka lëshuar njerëzit pranë dhe nën pushtetin e tij të përhapin kudo idenë se “Ja iku, po kush do ta zevndësojë”. Protesta nuk arriti të krijojë një lëvizje politike dhe as të nxjerrë një emër përfaqësues, por arriti të prishë qetësinë e brendshme dhe të jashtme të Edi Ramës ose siç e quan ai “prishje e imazhit”. Pikërisht kjo faqe e zezë sipas Ramës ka krijuar ngërçe në përparimin drejt hapjes e mbylljes së kapitujve të integrimit, ndërsa vet shpërblen policët për dhunë dhe nxjerr në shesh për demonstrim të forcës RENEA-n. 

Në këtë mënyrë, kujtesa e fshehur në sirtarët e ndërgjegjes së shqiptarëve riaktivizohet, duke ndërmendur trazirat e vitit 1997, si për t’i thënë popullit se historia mund të përsëritet, se rendi e siguria mund të bjerë, se ai është i vetmi që mund t’i mbrojë. I vetmi, i vetëm, njëshi, i pazëvendësueshmi. 

Ndaj në një shkrim të tij, Fatos Çoçoli përplotëson hapësirat e bardha të lëna nga Rama, duke shtruar pyetjen “Pas kësaj qeverie, anarki?”. Në kundërshti kjo me brohorimat e mijëra protestuesve që thërrasin përballë Kryeministrisë: Poshtë diktatura! Po në këtë linjë, vijojnë edhe komentet në postimet e Ramës apo të të vetëve, ku përkrahësit e tij nuk gjejnë një tjetër figurë që mund t’i përfaqësojë. Këtë kult individi Edi Rama ka krijuar edhe në Partinë Socialiste, ku zëvendëskryeministrat që iu ka deleguar përgjegjësitë më parë, tashmë kanë hesape të hapura me drejtësinë. Rama zbatoi pohimin e ngritur nga Emil Zola në “Ishullin e Pinguinëve”, ku njëshi ka frikë se mos rrëzohet nga dyshi, ndaj dhe i pret kokën. Kështu ai lëshoi Ahmetajn, Veliajn dhe tashmë Ballukun.

Imazhi i gjeneruar me AI, publikuar sot nga analisti pro Ramës, Mero Baze, në një editorial të tij.

Në një shkrim të publikur prej tij, Gjergj Erebara sjell shembuj sesi në kohë trazirash dhe destabiliteti politik, ku kryeministrat kanë dhënë dorëheqjen, janë gjetur emra për t’i pasuar, për të krijuar qeveri, për të ecur e për të rizgjedhur sërish. Sipas Erebarës, për rastin e Ramës, pyetja nuk është: Kush do të vijë po iku ky! Pyetja është: Sa dëme do të bëjë ky që do të ikë, para se të ikë. 

LËR NJË KOMENT

Stephen Miller është është truri i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për dëbimet masive të emigrantëve nga SHBA-të. Ai është emëruar si Shef i Kabinetit të Trumpit duke zëvendësuar...
/ Nov 7
Nga Mentor Kikia Së pari, duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë! Qeveria ka bërë një ndryshim në rregullat për lejet e ndërtimit të “resorteve turistike” në bregdet,...
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
Rezistencë nga gazi lotsjellës e uji me presion, “Rruga e Durrësit” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë kthyer në skena përplasjesh mes policisë e protestuesve të cilët përgjigjen...
/ Nov 7