Gazetari Habjon Hasani zbulon sot detaje se si prokurorët e SPAK-ut shpërdoruan detyrën në çështjen e kolegut të “Ora News”-it, Elton Qyno.

Kur Qyno publikoi në datat 10 dhe 11 dhjetor 2023 disa biseda të bëra nga Nuredin Dumani dhe që ishin pjesë e dosjes 75/2022, ditën tjetër SPAK kuptoi që bisedat kishin dalë nga dosja dhe një nga prokurorët e asaj dosje Behar Dibra, udhëhoqi aksionin kundër gazetarit Qyno, duke e plaçkitur në shtëpi, automjet dhe vendin e punës te “Ora News” dhe duke i marrë ç’të mundeshin: Letra, kompjutera, telefona, disqe, usb, lojrat e fëmijve, antena interneti, çelës makine, etj.

Sigurisht që nuk ka si të kenë dalë nga dosja këto deklarata pa dijeninë apo edhe bashkëpunimin e atyre prokurorëve apo oficerëve të policisë gjyqësore që punojnë me këtë dosje.

Këtu sipas Hasanit, kemi të bëjmë me një paradoks, pasi kreu i SPAK-ut Altin Dumani vendosi që hetimin nr. 245/2023, i cili synonte të zbardhte se kush e nxori informacionin nga dosja e lartpërmendur, ta bashkonte në një hetim të vetëm me dosjen. Për pasojë, ata që hetonin Nuredin Dumanin, etj., tashmë do hetonin edhe kush nxori informacionet nga kjo dosje.

Pra prokurorët do hetonin njëri-tjetrin. Cilët janë prokurorët e dosjes? Altin Dumani, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelli.

Atëherë, nëse këta janë ata që potencialisht dyshohen si nxjerrës të informacionit, si është e mundur që po këta duhet të hetojnë edhe nxjerrjen e informacionit?

Për më shumë lexo artikullin e plotë në Hashtag.al

Leave a Reply

  • (not be published)