
Dy tërmete të forta 7.2 dhe 7. 5 ballë kanë goditur Venezuelën duke shkaktuar të paktën 164 viktima. Sipas “BBC” epiqendra ishte në veri të kryeqytetit Karakas. Në citimet e banorëve të prekur, “BBC” shkruan se nën rrënoja dëgjoheshin zërat e njerëzve që kërkonin ndihmë.
Operacionet e shpëtimit janë në terren për të nxjerrë që andej njerëzit e kafshët e bllokuar nën rrënoja. Ndërhyrjet në tokat e çara e kanë vështirësuar punën. USGS (Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara) ka paralajmëruar se pritet të ketë të paktën 10 000 persona. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Shteti bregdetar verior i Venezuelës, La Guaira, i cili pësoi dëmet më të mëdha, është shpallur gjendje katastrofe, njoftoi më parë presidentja në detyrë. Bilancin e parë zyrtar e bëri të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Në komunën Baruta të Karakasit, shembja e dy ndërtesave la të paktën tre viktima, sipas kryebashkiakut Darwin González, i cili bëri të ditur se banorët e tjerë janë nxjerrë nga rrënojat dhe të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.
Presidentja njoftoi pezullimin e shërbimit të trenave dhe metrosë, si edhe ndërprerjen e procesit mësimor për pjesën e mbetur të javës. Gjithashtu, aeroporti ndërkombëtar Maiquetía u mbyll pasi pjesë të tavanit të tij u dëmtuan nga lëkundjet. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), ka bërë të ditur se është shkaktuar nga një rrëshqitje e cekët përgjatë kufirit midis pllakës tektonike të Karaibeve dhe asaj të Amerikës së Jugut.
Sipas ekspertët aktiviteti sizmik mund të vazhdojë, ndërsa deri tani janë regjistruar më shumë se 20 pasgoditje, disa prej tyre me intensitet të konsiderueshëm. Në ndihmë të Venezuelës janë treguar të gatshëm krerët e shteteve të Amerikës Latine, por edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.



